• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Uncategorized
100 mijë njerëz në shesh kundër Vuçiç, protestë rekord në Serbi

100 mijë njerëz në shesh kundër Vuçiç, protestë rekord në Serbi

by albnews
23 December, 2024
in Uncategorized
0
16
VIEWS

Në qendër të Beogradit u mblodhën të dielën (22 dhjetor) mbi 100.000 njerëz, njoftoi Arkivi i Tubimeve Publike, i cili merret me numërimin dhe llogaritjen e numrit të demonstruesve në tubime të ndryshme. Kjo e bën këtë tubimin më të madh në Serbi që nga 5 tetori i vitit 2000 kur u rrëzua Millosheviçi nga pushteti. Ndërsa policia flet për 30 mijë pjesëmarrës. Kështu tha edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Është e qartë se thirrjes së studentëve që po bllokojnë fakultetet iu përgjigj një numër i madh i qytetarëve, të cilëve në protestë iu bashkuan edhe fermerët. Masiviteti i protestave është elementi që bie më shumë në sy, ndërkohë që shpresa kryesore e autoriteteve ishte shuarja graduale e protestave studentore, që filluan para disa javësh.

Arrestoni traktorin!

Duart i keni të përgjakura , një prej motove të protestës

Protesta kaloi pa incidente të mëdha, por gjatë ditës ishte evidente se qeveria po përpiqej në mënyra të ndryshme të parandalonte një reagim më të madh të qytetarëve. Kështu që qëllimisht u ndalën trenat dhe autobuzët për në Beograd.

Paranoja ishte e dukshme edhe gjatë “arrestimit të traktorit” të Zlatko Kokanoviqit, nga iniciativa “Ne damo Jadar” (Nuk e japim Jadar). Ai u bllokua në afërsi të sheshit Slavija, ndërsa policia e hoqi traktorin për gjoja parkim të paligjshëm.

E teksa qytetarët po përgatiteshin për protestën, Vuçiç gjatë ditës hapi pjesën e autostradës nga Krushevci për në Vërnjaçka Banja, ndërsa vëzhguesve të kujdesshëm nuk iu shpëtoi fakti që presidenti shoqërohej nga ambasadori amerikan Christopher Hill.

Vuçiç përsëriti qëndrimin e tij se “nuk do t’ia dorëzojë askujt pushtetin pa zgjedhje, nuk ka bir nëne që do ta marrë pa zgjedhje sa të jem gjallë. Ju mund të më vrisni, por pa zgjedhje nuk do të merrni pushtetin”. Në mbrëmje, Aleksandar Vuçiç mbajti një fjalim ku tha se “një tubim jashtëzakonisht i madh është mbajtur në Beograd. Ata janë të orientuar nga opozita, por unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjoj se çfarë mendojnë të tjerët”, tha Vuçiç. Por ai theksoi se “nën flamurin serb duhet të bashkohemi rreth qëllimeve themelore”. 

Nuk ka tërheqje

Protesta masive ishte kulmi i bllokadave disajavore të fakulteteve dhe shkollave të mesme në Serbi. “Ky tubim i përmbushi pritshmëritë”, tha për DW Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike. “Ishte një demonstrim praktik i mbështetjes për kërkesat e studentëve. Po ashtu është treguar se kur ka një organizim të mirë dhe kur ka një pjesëmarrje të madhe, atëherë nuk ka incidente, rrahje, apo tentativa për të ndërprerë me dhunë tubimin”, thekson Popoviç. Sipas tij, autoriteteve u është treguar se njerëzit “duan drejtësi”. 

“Këtu po ndodhin tragjedi që janë rezultat i mosveprimit të shtetit. Mendoj se Novi Sadi është pika e fundit në kupën e mbushur. Një tubim i tillë masiv është një mesazh shumë i qartë për autoritetet se dhembja ka shkuar deri në palcë. “Jemi me shpatulla pas muri, nuk ka më vend për tërheqje”, shton ai.

Protesta më e madhe që nga rënia e Millosheviqit para 24 vitesh.

Artikulimi politik i protestës

Që nga fillimi i protestave studentore, ka rënë në sy distancimi i tyre nga partitë politike. Por shumica e opozitës mbështet kërkesat e studentëve. Tani pyetja kryesore është: Edhe sa kohë mund të bëhet presion ndaj qeverisë dhe si do të përfundojnë protestat e studentëve? Popoviç thotë se protestat në një moment duhet të artikulohen politikisht, nëse duam ndryshime. “Ka ide të ndryshme, por pa një opozitë të organizuar mirë politike nuk shoh asnjë mundësi për zgjidhje. Opozita duhet të jetë gati sepse në një moment kjo do të duhet të kapitalizohet politikisht. Qeveria do t’i shuajë protestat, por mendoj se kjo energji nuk do të shuhet lehtë”, tha Popoviç për DW.

Dy skenarë (të pa)mundshëm 

Aktualisht po kristalizohen dy skenarë të mundshëm: greva e përgjithshme dhe qeveria tranzitore. Presidenti i Serbisë refuzon kategorikisht mundësinë e një qeverie tranzitore. Ndërkohë që edhe greva e përgjithshme është e diskutueshme, sepse në Serbi ka shumë sindikata që janë të përçara mes tyre. Qeveria tranzitore për Vuçiçin do të ishte një njohje e kapitullimit, ndaj ai me siguri që nuk do ta pranojë. Ndërsa skenarët e tjerë akoma nuk janë të kristalizuar se si mund të realizohen. Por energjia për protesta akoma është e madhe, madje po shtohet. /DW

Previous Post

Al-Golani, jo më ekstremist islamik. Krijon Ministrinë për Mbrojtjen e Grave

Next Post

Lubonja: Rama gjeti një sebep, e mbylli TikTok sepse nuk e kontrollon dot

albnews

albnews

Related Posts

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të
Uncategorized

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025
Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë
Uncategorized

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë

12 May, 2025
“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet
Uncategorized

“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

8 May, 2025
Next Post
Lubonja: Rama gjeti një sebep, e mbylli TikTok sepse nuk e kontrollon dot

Lubonja: Rama gjeti një sebep, e mbylli TikTok sepse nuk e kontrollon dot

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Këmbimi valutor 3 dhjetor 2024/ Me sa shiten e blihen euro dhe dollari?

Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten Paunid, Dollari dhe Euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

7 June, 2025
Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

7 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4835 shares
    Share 1934 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM