Nga Lutfi Dervishi
1. Thika duhet ndaluar, sepse edhe pse na shërben për të grirë sallatë, ka fakte që është përdorur edhe për krime.
2. Kuzhina duhet ndaluar sepse edhe pse aty përgatitet ushqimi për familjen ka fakte që njerëzit janë djegur apo lënduar gjatë gatimit.
3. Sopata duhet ndaluar, sepse edhe pse na shërben për të prerë dru, ka fakte si ky i sotmi që shërben për t’i marrë jetën bashkëshortit.
4. Martesa duhet ndaluar, sepse edhe pse disa janë të lumtur, ka fakte që çiftet përfundojnë në mënyre tragjike.
5. Duhet ndaluar ardhja e fëmijëve në këtë botë sepse edhe pse sjellin gëzim në familje, ka fakte që disa prindër kanë përjetuar stres të madh për shkak të tyre.
6. Makinat duhen ndaluar, sepse edhe pse na kursejne kohë ka fakte që njerëzit kanë humbur jetën në aksidente
7. Shiu duhet ndaluar sepse edhe pse vadit tokën dhe na jep jetë, ka fakte që ka shkaktuar përmbytje.
8. Sportet duhen ndaluar, sepse edhe pse promovojnë shëndet dhe argëtim, ka fakte që lojtarët kanë përfunduar me dëmtime serioze fizike.
9. Libri duhet ndaluar sepse edhe pse shpërndan dije, ka fakte që disa libra kanë nxitur urrejtje dhe konflikte.
10. Dashuria duhet ndaluar sepse edhe pse na frymëzon dhe lumturon, ka fakte që zemërthyerit janë përballur me dhimbje të pamatshme.
Dhe, mbi të gjitha, jeta duhet ndaluar sepse edhe pse është një dhuratë e çmuar, ka fakte të shumta që ajo përfundon gjithmonë me vdekjen!