ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 30 minutes ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 34 minutes ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 36 minutes ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 42 minutes ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 43 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Rekord në Ballkan, shqiptarët nuk i besojnë as njëri-tjetrit dhe as shtetit

albnews by albnews
31 December, 2024
in Show - Biz
0
Rekord në Ballkan, shqiptarët nuk i besojnë as njëri-tjetrit dhe as shtetit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqiptarët gjithnjë me shumë po bëhen dyshues në marrëdhëniet me të tjerët. 89 për qind e tyre nuk i besojnë njëri -tjetrit dhe tregohen shumë të rezervuar në marrëdhënie me njerëzit.

Sipas anketës se Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që mati perceptimin e sigurisë në Rajon, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës shfaqen nivele më të larta të mosbesimit në marrëdhënie me njerëzit.

RelatedPosts

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Strehëzat e dhunës/ Abuzimet në familje mbeten alarmante, 13 gra çdo ditë kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje

Gjekmarkaj dorëhiqet si nënkryetar i PD-së, kërkohet shkarkimi i Bardhit dhe i Nokës

Në të kundërt qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi ishin më pak mosbesues së pjesa tjetër në Rajon. Psh 27% e serbëve pohojnë se njerëzit e tjerë mund të besohen kundrejt vetëm 11 për qind të shqiptarëve.

Shqiptarët ndryshe nga Rajoni shfaqen nivele të larta të besimit te familja. 95% e të anketuarve pohuan se i besojnë familjes, në përqindje më të lartë se në Rajon, ku përgjithësisht vetëm 77% besojnë të familja.

Gjithashtu shqiptarët spikatën për besim e ulët që kanë tek komuniteti që i rrethon. Vetëm 7 për qind besojnë plotësisht tek lagjia ku jetojnë, teksa mesatarja rajonale është 17%.

Gjithashtu 65 % e të anketuarve nuk besojnë tek administrata publike, niveli më i lartë ne Rajon. Vetëm 1 % e të anketuarve kanë besim tek administrata publike në raport me 4% që ishte mesatarja rajonale.

93 për qind e shqiptarëve nuk u besojnë njerëzve që takojnë për herë të parë.

Besimi institucional është dukshëm i ulët në të gjithë rajonin, ku partitë politike, mediat sociale, parlamentet, shtypi dhe televizioni janë institucionet më pak të besuara.

Ka pak përjashtime ku shumica e të anketuarve kanë besim: organizatat fetare (60% shumë dhe mjaft besim); forcat e armatosura (55%); policia (54%); universitetet (53%); Bashkimi Europian (55%) dhe NATO (54%). Në rajon, ka më pak besim te partitë politike (80% nuk kanë fare ose jo shumë), mediat sociale (75%), parlamenti (72%), shtypi (71%) dhe televizioni (65%), megjithëse ka më shumë se 50% mosbesim në të gjitha institucionet e tjera.

Të dhënat e SecuriMeter 2024 theksojnë se korrupsioni mbetet një çështje e përhapur në Ballkanin Perëndimor, me 83% të qytetarëve që e perceptojnë atë si të përhapur, megjithëse më pak besojnë se është “shumë i përhapur” në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërsa ka një rënie të lehtë në raportet e ryshfetit, veçanërisht në kujdesin shëndetësor dhe ndërveprimet e policisë, korrupsioni i nivelit të lartë mbetet një shqetësim i rëndësishëm. Monitor.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result