ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 3 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 3 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 3 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 9 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë

albnews by albnews
8 January, 2025
in Kosova
0
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer tha të mërkurën se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet ‘një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara.’

I ftuar për të diskutuar çështjet e ndryshme globale në institutin ndërkombëtar Chatham House, me seli në Londër, zoti Finer, i cili ka shërbyer në këtë pozitë të lartë në Shtëpinë e Bardhë, u pyet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, ndikimin rus dhe kinez në rajon dhe konfliktin e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

RelatedPosts

Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Ai tha se ‘ekzistojnë dy vija kryesore ndarëse për të cila jemi më të shqetësuar se për të tjerat’ në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që theksoi se Presidenti Biden mbetet i përkushtuar në çështjet e sigurisë së këtij rajoni që nga koha kur kryesonte Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

‘Njëra është situata në Kosovë, një aleat thelbësor i Shteteve të Bashkuara, që është në tehun e thikës’, deklaroi zoti Finer.

Finer tha se sa i përket Kosovës, është qëndrim amerikan që ajo ‘duhet të jetë edhe sovrane edhe të respekojë komunitetet pakicë të cilat ekzistojnë përbrenda asaj që është një Kosovë sovrane’.

Finer theksoi se këto janë çështje që administrata e Presidentit Biden është angazhuar ‘t’i menaxhojë, shpesh nën radar përmes diplomacisë së kujdesshme përgjatë tërë (mandatit) të kësaj administrate’ dhe se ato mbesin sfida të cilat duhet vëzhguar dhe ku situata vazhdon të jetë shqetësuese.

Ai tha se shqetësim tjetër për SHBA-të në këtë rajon ‘është ndarja e mundshëm,’ e Bosnjës, ‘ku të paktën njëri nga udhëheqësit, zoti Dodik, të paktën në formë retorike po ndjekë një agjendë që bën thirrje për shpërbërjen e shtetit, të cilin ne e kundërshtojmë fuqishëm’.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara besojnë që ‘nuk ka qasje më të mirë se (Marrëveshja) e Dejtonit për të ruajtur paqen në Bosnjë’.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result