“Kemi një moment pozitiv në BE”, komisionerja për Zgjerim: Do kemi lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, përmendi Kosovën duke folur para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, të martën.

Ajo tha se zgjerimi i BE-së sot është ndryshe nga mënyra se si ishte para katër a pesë vjetësh dhe se tani “kemi një moment të ri pozitiv në BE”.

Për Kosovën, ajo foli kur u pyet nga një deputet i Parlamentit Evropian se çfarë pret nga zgjedhjet.

“Atje do të ketë zgjedhje. Nuk pres se do të mund të lëvizim para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve duhet të lëvizim. Sepse nuk mund të flasim për rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse nuk flasim për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ose ndaras se çfarë është duke bërë Kosova e çfarë është duke bërë Serbia”, tha Kos.

Share This Article