Në takimin informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani foli dhe në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore, tashmë që fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit është në prag.
Pa dashur të zbulojë shumë detaje, drejtuesi i strukturës së posaçme bëri me dije se strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore ka përfunduar, ndërkohë që do të pasohet dhe nga një plan veprimi.
“Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër, por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin.