Më parë arrinë në Stamboll se sa në Prishtinë!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Kim Mehmeti

Dikur moti, BDI-ja u lëvdua me arritjen e madhe që kufirin shqiptaro- shqiptarë, pra atë me Kosovën, qytetarët e Maqedonisë ta kalojnë vetëm me letërnjoftime.

Naiv siç kemi qenë gjithmonë, besuam se nga Shkupi në Prishtinë do mund të shkonim pa pengesa e pa humbur kohë, por ndërkohë ndodhi e kundërta: u zgjatën kolonat e makinave që me orë të tëra pritnin që ta kalonin kufirin e Maqedonisë.

Mëkot ankoheshim për pritjet abnormale, ngaqë gjatë pjesëmarrjes së tyre njëzetvjeçare në qeveri, për kryetrarin e BDI’së – njësoj si për VLEN’istët e sotëm-Maqedonia ishte shteti ku jetonin shqiptarët e lumtur të kësaj bote. Dhe tani kur mbeti në opozitë, kur nuk mund të majmet duke ngrënë në grazhdin e shtetit – siç do ndodhë edhe me VLEN’istët kur do të mbeten jashtë qeverisë-ai përnjëherë i vëren të gjitha të metat dhe gjithë antishqiptarinë e këtij shteti.

Tani pra pjesë e qeverisë së Maqedonisë është VLEN’i i pavlerë shqiptarë, që premtoi se me ardhjen e tyre në pushtet çdo gjë do jetë më ndryshe seç ishte gjatë qeverisjes së BDI-së.

Dhe e mbajtën fjalën; sot thuajse çdo gjë është më keq seç ishte gjatë epokës vasale të BDI-së!

Më keq sot është edhe në vendkalimin kufitarë të Bllacës, ku kolonat e veturave që presin ta kalojnë kufirin dhe të futen në Kosovë, janë kilometrike.

Sidoqoftë duhet pranuar: fatkeqësia e shqiptarëve të Maqedonisë nuk janë politikanët e tyre që kanë pranuar të jenë vasal të sunduesit maqedonas.

Shqiptarët e këtushëm janë të pafat sepse nuk kanë atë me të cilën legjitimohet një popull dhe pa të cilën populli mbetet pa fizionomi – elitat që do u kundërviheshin politikanëve të pafytyrë!

Pra shqiptarëve të këtushëm nuk ka kush u shpjegon se përderisa je vasal, të lejohet ta zhvatësh popullin tënd. por jo edhe ajo që i mundësohet vetëm sunduesit – të marrësh pjesë në rregullimin e shtetit.

Share This Article