Akil Gjakova e fiton me ‘Ippon’ luftën e parë në Grand Slamin e Parisit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Grand Slamin e Parisit. 

Gjakova fitoi me ‘Ippon’ ndaj xhudistit francez Jean Peter, me luftën që i takoi xhiros së dytë në kategorinë 73 kilogramë. 

Pas kësaj fitoreje, Gjakova tani do ta ketë përballë xhudistin japonez Shusuke Uchimura në raundin e ardhshëm.

Vlen të theksohet se fitore ka arritur edhe Nora Gjakova në kategorinë 63 kilogramë duke mposhtur franceze Rania Drid. 

Fatkeqësisht, të njëjtën rrugë nuk e ndoqi edhe Erza Muminoviq e cila u ndal në duelin e parë duke pësuar nga holandezja Van Krevel.

Share This Article