Në një skenë të pazakontë në Ligën e Europës, tifozët e Ferencvarosh shpikën një mënyrë të pabesueshme për të shkaktuar kaos.
Dje, gjatë ndeshjes ndaj AZ Alkmar në Budapest, ata përdorën një strategji të papritur për të depërtuar në sektorin e tifozëve holandezë. Si? Duke u veshur si stjuardë të stadiumit!
Rrengu i tyre, megjithatë, nuk kaloi pa pasoja. Pas një përplasjeje të fortë mes tifozëve të të dyja palëve, tensioni u rrit dhe ngjarjet u bënë virale në rrjetet sociale.
Pavarësisht kaosit, Ferencvarosh e fitoi ndeshjen 4-3, duke sjellë emocione të mëdha për tifozët dhe duke treguar një përballje të fortë.