“Të bashkohemi kundër të keqes!”/ Berisha takim me aleatët e Federatës së Bashkuar: Diaspora duhet të regjistrohet! T’u gjejmë lidhjet që kanë me Shqipërinë dhe…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha zhvilloi një takim me aleatët e Federatës së Bashkuar.

Ai ka bërë thirrje për një front të përbashkët kundër mazhorancës në pushtet që sipas tij i ka bërë të këqija shqiptarëve, ndërsa u ndal edhe tek vota e diasporës.

Berisha u shpreh se janë 1.5 milionë votues potenciale që jetojnë jashtë vendit dhe ka lënë porosi që duhet të gjenden lidhjet e tyre në Shqipëri dhe të punohet për regjistrimin e tyre në PER.

“Të bëjmë një përpjekje për një front sa më të gjerë, kushtet  ekzistojnë, të këqijat që ky regjim i ka bërë shqiptarëve, thirrje që çdo shqiptar të na bashkohet. Të bëjmë çdo gjë me diasporën dhe shqiptarët jashtë vendit. Janë 1.5 mln votues. E domosdoshme të kontaktohen. Nuk janë njerëz pa adresë ata. Nuk kanë shkëputur çdo lidhje me Shqipërinë, kush më shumë e kush më pak i ka ruajtur, lidhjet, t’i gjejmë lidhjet e t’u kërkojmë të regjistrohen. Të bashkohemi në një front kundër kësaj të keqe që ka pllakosur Shqipërinë”, tha Berisha.

Share This Article