Kryeministri Edi Rama në komunikimin e zhvilluar ditën e sotme për situatën e koronavirusit tha se rritja e rasteve nuk do të shmangej nëse masat aktuale do të vijojnë sipas tij të mos zbatohen.
Rama ka deklaruar se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për shtrëngim të masave anti-Covid.
“Është një barcaletë në Francë shumë popullore: Dikush pyeste një virolog të famshëm, a është e vërtetë që Covidi do të ndërrojë formë aq shpesh sa do të bëhet e pamundur për ta neutralizuar ai tha nuk e di se nuk jam gazetar.
Këtë e them se të gjithë gazetarët dhe sidomos analistët në këtë fazë kanë një ngutje të madhe për të nxjerrë konkluzione shkencore apo bërë hamendësime. Arsyet që u mbyllëm dje dhe p-se nuk u mbyllëm sot nuk jam në gjendje ti gjej sepse ndoshta është shumë e thellë lidhja. Masat nuk do ta shmangin dot infektimin, ulin ritmin e infektimit dhe për ta garantuar që sistemi ti përgjigjet nevojës së njerëzve për të marrë shërbim dhe infektimi do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi.
Kjo është dinamika mbi të cilën të gjithë shtetet marrin vendimet. Gjermania u mbyll dhe pati një rritje të madhe gjatë fundit të vitit të shkuar. Ne nuk jemi të shqetësuar për numrat, tani jemi brenda parashikimit. Edhe sikur të jemi mbyllur na duhet të presim gjatë derisa të vijnë vaksinat. Prandaj do ketë një shtrëngim të masave Komiteti mblidhet nesër”, tha Rama.