Albania
Majko: Liria e Kosovës ishte edhe liria e Shqipërisë
- Share
- Tweet /var/www/wptbox/wp-content/plugins/mvp-social-buttons/mvp-social-buttons.php on line 72
https://albuktv.com/wp-content/uploads/2020/01/majko.jpg&description=Majko: Liria e Kosovës ishte edhe liria e Shqipërisë', 'pinterestShare', 'width=750,height=350'); return false;" title="Pin This Post">
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko mori pjesë sot në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” në Prishtinë, në përkujtim të 21-vjetorit të mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.
Në fjalën e tij, ministri Majko, i cili ka shërbyer si kryeministër i Republikës së Shqipërisë në periudhën e luftës së Kosovës, theksoi se Shqipëria bëri detyrën e saj vëllazërore, pasi liria e Kosovës ishte edhe liria e Shqipërisë.
“Në ato ditë të vështira përcaktuam se kush jemi, nga vijmë dhe se ku duam të shkojmë. Në ato momente të vështira, të gjithë shqiptarët u bëmë një. Më 1999, ne kuptuam që nuk bëjmë pa njëri-tjetrin, nga ajo kohë ne kemi filluar një udhëtim të përbashkët”, u shpreh ministri Majko.
“Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemi bërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu në Kosovë, pa pasur një lloj detyre, zyrë, apo institucion luftuan për lirinë e kombit shqiptar sepse në thelb liria e Kosovës ishte liria e Shqipërisë, në këtë kontekst ajo çfarë ndodhi në 1999 ishte ajo që rëndom ndodh për cilindo njeri. Çdo kush përkufizohet nga ditët e vështira. Nuk besoj se na përkufizojnë ditë të mira. Kemi bërë vetëm detyrën tonë. Ndaj ndihemi mirë por dhe keq kur na falenderoni, sepse në jemi vëllau dhe vëllau edhe falenderohet por dhe jo. Tani a të mërzit ndonjëherë vllau edhe të mërzit.. por si i thoni në Kosovë kur ta sjell vëllau shpirtin në majë të hundës, ah vëllai si shkjau… Por ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin. Të kujtojmë ato ditë të vështira, kur përkufizuam e përcaktuam se kush jemi nga vijmë e mbi të gjitha ku do të shkojmë”- tha Majko.
Pandeli Majko tregoi sesi liderët politikë në Tiranë bënin mbledhje në atë kohë të vështirë, ndërsa thotë se me Sali Berishën ishin gati të vriteshin. Ai shton se ishin ditë të vështira, pasi në dorë ishin fate të njerëzve.
“Se bashku me Ilirin, edhe shumë të tjerë, mes të cilëve edhe ai që është sot kryeministër i vendit Rama, mblidheshim e ishim aq të bindur, edhe të fortë, ju siguroj që ishim të shqetësuar, të frikësuar se do na kujtohej emri brez pas brezi për të keq, por nuk mund të lë pa thënë atë që tha Presidenti Meta, u mblodhëm të majtë e të djathtë, komunistë, ballistë, legalistë. Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim në ’97, por pas masakrës së Reçakut, u mblodhëm, i thirrën të gjitha partitë e opozitës dhe fjalia që thamë ishte: Kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi. Tanimë në një kohë tjetër, në këto kushte të vetëpërkufizimit tonë, nga momenti i vështirë duhet të shikojmë pak më larg. Unë nuk jam nga ata që fal kollaj, por ja që kam filluar ta bëj. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në ’99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin, e duhet të jemi gjithmonë bashkë”, u shpreh Majko.
Më tej, Majko foli edhe për figurat kryesore politike të Kosovës.
“Kam përballë presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë nuk besoj se e dinte se do të bëhej kryetar i shtetit të Kosovës. Por u vetëpërkufizua si përfaqësuesi dhe kryetar i deligacionit të Kosovës. dhe aspiratave të saj, kokëfortë si ai, pavarësisht se sot flet shumë për dialogun. Kam përballë kryeministrin e Kosovës, luftëtar si ai. Nuk besoj se kur mbante trupin e vëllait do të bëhej kryeministër i Kosovës. Kam përballë Albin Kurtin, Nuk besoj se në burgun e Serbisë në atë kohë, do mendonte se do të vinte një ditë që ai do të përfaqësonte një forcë politike të re dhe do të ishte kandidat për kryeministër. Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën dhe shumë të tjerë që nuk jetojnë, të cilët bënë detyrën e tyre”, vlerësoi Majko.
Këtë akademi solemne e përshëndeti edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët falënderuan dhe vlerësuan solidaritetin dhe bujarinë e popullit shqiptar në një vit jashtëzakonisht të vështirë për kombin tonë./ATSH/
Albania
Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
Buxheti i shtetit po “vuan” nga një sëmundje kronike. Taksat mblidhen, por nuk shpenzohen. Të dhënat flasin se vetëm për muajin dhjetor fondet buxhetore që duhen të shpenzohen janë afro 2 miliardë euro. Ky përqendrim i fondeve vetëm në një muaj, për ekspertin e ekonomisë Albert Gajo, tregon anomali. I ftuar në emisionin E-ZONE, z. Gajo tha se shkaku kryesor vjen nga keqplanifikimi.
“Zbatimi i buxhetit me akte normative nuk është një tregues normal, është një tregues për një realitet anormal. Në plan të parë, kjo situatë vjen nga keqplanifikimi. Ministria përgjegjëse ka dëshmuar ndër vite që nuk ka mundur të planifikojë si duhet buxhetin, çka do të thotë se po ia lëmë rastësisë dhe, në varësi të asaj që sjell koha, hartojmë aktet normative. Kjo nuk është e shëndetshme ekonomikisht” – tha Gajo.
Gjatë kësaj jave, qeveria me aktin e katërt normativ ndryshoi sërish buxhetin. Në fokus ishte ndarja e një bonusi prej 15 mijë lekësh për familjet në nevojë.
Paralelisht, përveç bonusit, pati edhe një rishpërndarje të fondeve, ku një fond i konsiderueshëm i pashpenzuar kaloi në llogarinë e posaçme të hapur pranë Bankës së Shqipërisë për skemën e pensioneve.
“Pas keqplanifikimit, një tjetër arsye pse jemi në këtë situatë është edhe aftësia e administratës publike për të zbatuar në kohë zërin e investimeve. Vonesat në lidhje me realizimin e investimeve publike lidhen edhe me mungesën e profesionalizmit të stafit në agjencitë publike. Jemi një vend që po kërkojmë të hyjmë në BE, por nuk po i përdorim si duhet fondet tona të brendshme, ndërkohë që duhet edhe të përthithim ndihma fondesh nga BE-ja” – tha Gajo.
Eksperti Gajo thotë më tej se bonuset janë një politikë e paqëndrueshme, pra individët nuk mund të bëjnë dot parashikime të shpenzimeve, pasi nuk kanë qartësi. Ndaj, një praktikë e tillë, edhe pse e domosdoshme për familjet në nevojë, nuk është e këshillueshme të zhvillohet në mënyrë rastësore.
Albania
VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.
Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.
Albania
“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.
Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.
“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.
-
Fashion8 years agoThese ’90s fashion trends are making a comeback in 2017
-
Entertainment8 years agoThe final 6 ‘Game of Thrones’ episodes might feel like a full season
-
Fashion8 years agoAccording to Dior Couture, this taboo fashion accessory is back
-
Entertainment8 years agoThe old and New Edition cast comes together to perform
-
Sports8 years agoPhillies’ Aaron Altherr makes mind-boggling barehanded play
-
Business8 years agoUber and Lyft are finally available in all of New York State
-
Entertainment8 years agoDisney’s live-action Aladdin finally finds its stars
-
Sports8 years agoSteph Curry finally got the contract he deserves from the Warriors
