Qytetarët serbë në Mitrovicë të Veriut janë mbledhur para selisë së Listës Serbe dhe me pas në grup kanë shkuar për të votuar së bashku me përfaqësuesit e Listës Serbe. Po ashtu votoi edhe deputeti i Parlamentit serb, Goran Rakiç, mëson A2 CNN.
Të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës janë hapur për zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.
Janë gjithsej gjashtë qendra me 24 vendvotime, ndërsa 18 mijë e 781 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.