Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Teksa dukshëm kjo ka shqetësuar kryetarin e Partisë Socilaiste, njëherësh Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili ka anuluar menjëherë një takim në qytetin e Shkodrës e pak orë më vonë të diltë në një “takim” virtual me qytetarët ku dhe të mbante qëndrimin e tij lidhur me të gjithë këtë situatë që ka bërë jo pak zhurmë.
“Me sa kuptoj, këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. Për ta thënë minimalisht siç e shoh, shumë të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh.
Novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqesh afërisht ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë, prokurori dhe gjykatësi paraprak bashkë kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim.”, u shpreh Edi Rama.
Masa e sigurisë “Arrest me burg” me urdhër të SPAK kundrejtë Erion Veliaj, solli reagime të shumta nga të dyja anët politike, por cili do të jetë fati i bashkisë më të madhe në vend?
Tre janë skenarët që parashikohet të ndodhin në situate të tilla.
SKENARI I PARË: Erion Veliaj ia delegon kompetencat e drejtimit një prej nënkryetarëve. Aktualisht Bashkia Tiranë ka 5 nënkryetarë: Andi Seferi, Keti Luarasi, Anuela Ristani, Frida Pashako dhe Jonida Halili
Ndërkohë që ditën e sotme Edi Rama (11 shkurt) ka patur një takim urgjent më të pestë nënkryetarët.
SKENARI I DYTË: Këshilli Bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin një prej nënkryetarëve.
Ky është lëvizja e dytë legjitime në situata të kësaj natyre, por kjo situatë drejtimi nëpërmjet nënkryetarëve nuk mund të vijojë pafundësisht.
SKENARI I TRETË: Neni 62 i ligjit për pushtetin lokal parashikon se kur një kryetar bashkie nuk paraqitet në detyrë për tre muaj, atëherë propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak.
Kjo lëvizje pasohet me një vendimmarrje nga Këshilli i Ministrave.
Ndërkohë që në një moment të tillë, deri më tani nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama nuk pritet ndonjë vendim politik, deri në daljen përpara gjykatës të Erion Veliajt në 24 orët në vazhdim, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë “ Arrest me burg” nga SPAK.
Hetimi mbi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është një hetim i cili ka kohë që ka nisur nga SPAK, teksa Veliaj ka bërë më herët disa paraqitje në dyertë e Prokurorisë së Posaçme, duke mohuar akuzat që rëndonin mbi të e artikuloheshin edhe më shumë nga ana e opozitës.
Nga ky hetim gjithashtu kanë dalë në skenë ëdhe emra të tjerë, mes tyre bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.
Me urdhër të SPAK masë sigurie “Arrest në shtëpi” u vendos ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Gjithashtu masë sigurie “arrest në burg” është caktuar edhe për biznesmenin Elman Abule.
Arrestimi i Erion Veliajt para në një kohë kur partitë politike kanë ndezur motorrët për nisjen e fushatës politike, ka tronditur skenën politike por ka vërtetuar edhe njëherë se fryma e re e drejtësisë është tashmë e konsoliduar dhe e patrembur.