Sekretari britanik i Mbrojtjes: Nuk ka paqe të qëndrueshme pa ulësen e Ukrainës në bisedime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, këmbënguli se Ukraina duhet të jetë pjesë e negociatave të ardhshme të paqes, raportojnë mediat e huaja.

Komentet Healey i bëri gjatë një konference për mediat, ku shprehu qëndrimin e tij të qartë kundër pretendimeve të ditëve të fundit se Ukraina mund të përjashtihet nga këto bisedime dhe do të jetë SHBA dhe Rusia që do të vendosin për fatin e luftës.

“Negacionet për Ukrainën nuk mund të bëhen pa Ukrainën dhe Ukraina duhet të jetë pjesë e diskutimeve”, tha Healey, shkruan A2 CNN.

“Është sens i përbashkët. Ju nuk mund të shihni një zgjidhje, e lëre më të qëndrueshme, paqe dhe siguri të qëndrueshme, nëse Ukraina nuk është në zemër të kësaj”, tha ai më tej.

Kujtojmë se më herët edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Kievi do të jetë palë në bisedime “në një mënyrë ose në një tjetër”.

Presidenti Donald Trump zhvilloi ditën e djeshme biseda telefonike me homologët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Ai deklaroi se palët kishin rënë dakord për të nisur diskutimet për t’i dhënë fund luftimeve.

Share This Article