ALB UK News
No Result
View All Result
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result

“Safet Bajri s’u gjet në banesë”, gazetarja për kontrollet policore për masakrën e Dobraçit: Dyshohet se në atentat është plagosur dhe Eljo Hato

albnews by albnews
19 February, 2025
in Albania
0
“Safet Bajri s’u gjet në banesë”, gazetarja për kontrollet policore për masakrën e Dobraçit: Dyshohet se në atentat është plagosur dhe Eljo Hato
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje në lidhje me aksionin e sotëm të RENEA-s në Shkodër, kontrolle që dyshohet se janë bërë në lidhje me masakrën në Dobraç.

Lala tha në emisionin Open në News 24 se ka pasur kontrolle në banesën e Safet Bajrit dhe se ai nuk është gjendur në banesë. Ajo shtoi se zyrtarisht nuk ka një urdhër-arresti për Safet Bajrin. Lala nënvizoi se pjesëtarët e grupit kriminal Bajri, grupi i Izmir Sakicës, Astmer Bilali e Eljo Hato janë nën hetim për masakrën.

RelatedPosts

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules

Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?

Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj

Lala gjithashtu tha se përpos Ibrahim Licit, në këtë ngjarje dyshohet se është plagosur edhe Eljo Hato. Më pas, ajo dha detaje të tjera për hetimet që po zhvillohen për masakrën e Dobraçit, por edhe për ngjarje të tjera kriminale që kanë tronditur Shkodrën.

Klodiana Lala: Zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka urdhër-arresti. Është kërkuar kontroll në banesë dhe shoqërimi për veprime hetimore. Pjesëtarët e grupit kriminal Bajri, Izmir Sakica, Astmer Bilalit dhe Eljo Hato janë në hetim për masakrën. Dyshohet se Eljo Hato mund të ketë mbetur i plagosur gjatë ngjarjes. I plagosur kujtojmë se dyshohet se mbeti edhe Ibrahim Lici. Safet Bajri nuk u gjet në banesë. Nuk mund të them se çfarë kërkonin hetuesit nga Safet Bajri. Por, Safet Bajri dhe grupi i Izmir Sakicin dhe Eljo Haton e Astmer Bilali po hetohen zyrtarisht.

Prokuroria është vënë në gjurmë të disa provave dhe detajeve, që janë hetime të mbyllura e është sekret hetimor. Në kuadër të hetimit po kërkohet Safet Bajri. Iu është komunikuar arrest me burg shtetasve Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, por ky urdhër-arrest është për ngjarjen e gushtit 2024. Është firmosur urdhër-arrest dhe për dy persona të tjerë.

Më 23 gusht 2024, S.Troishani dhe Izmir Sakica e dy persona të tjerë të shpallur në kërkim kanë shkuar tek dy persona dhe ka pasur përplasje mes dy grupeve, mes Prendëve dhe grupit të Izmir Sakicës. Në dorën e Samuel Troshanit janë gjetur gjurmë baruti. Ata kanë shkuar për të kryer vrasje. Izmir Sakica dhe Samuel Troshani ishin në kërkim policor edhe për masakrën e Dobraçit. Ata kishin dhunuar edhe Vladimir Bruçin. Pozita sot e tyre është rënduar, kanë akuzë për grup kriminal dhe për “krijimi i kushteve për të kryer vrasjen”.

Për masakrën e Dobraçin është arrestuar një person që ka vjedhur makinën në Durrës, Xhuljo Vuksani. Vuksani ka udhëtuar me Arlind Bushatin, para se të ndodhte ngjarja dhe ndaj tij është ngritur akuza e ndodhet në burg dhe tashmë Prokuroria është duke ecur në hetime. Me sa duket prokurorët kanë diçka në dorë. Kjo është situata me gjitha ngjarjet. Ka dosje voluminoze për ngjarje të rënda në Shkodër, që janë bashkuar në një dosje. Ka dyshime se disa atentate në Shkodër janë urdhëruar nga një grup kriminal, që mund të kenë përdorur vrasës me pagesë. Sesa do zbardhë SPAK këto ngjarje, do të shikohet në të ardhmen. Bajret dhe Licet janë në përplasje të ashpër, që kur Lulzim Kullës iu vu tritol.

Previous Post

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Albin Kurtin të paraqitet për të dëshmuar

Next Post

Bisedimet për paqen/ Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad

albnews

albnews

Next Post
Bisedimet për paqen/ Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad

Bisedimet për paqen/ Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad

Live ALBUK TV


OLIVER & HASANI
Oliver and Hasani Solicitors

MONEYGRAM VIDEO
MoneyGram Video

MONEYGRAM
MoneyGram Banner
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result