Safet Bajri: Nuk kam lidhje me masakrën e Dobraçit, e kisha mik Arlind Bushatin! S’kam konflikt me fisin Lici

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Safet Bajri ka dalë publikisht për të mohuar përfshirjen e tij në masakrën e Dobraçit, duke u shfaqur me zë dhe figurë në një lidhje direkte për “Top Story”.

Ai theksoi se nuk ka asnjë provë që e lidh me tre ngjarjet kriminale të përmendura nga Prokuroria dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë.

Lidhur me masakrën e Dobraçit, Bajri u shpreh i prekur për viktimat, duke përmendur se i njihte personalisht disa prej tyre. Ai shtoi dhe se nuk ka asnjë konflikt me fisin e Licajve.

“E kam bërë kallëzimin, se njerëzit vënë gjoba në emrin tim. Njerëzit i bëjnë me qëllim, por nuk jam unë, prandaj u kam kërkuar tu drejtohen organeve ligjzbatuese. Nuk është aspak e vërtetë.

E dyta, për Masakrën e Dobraçit, më vjen shumë keq, që kemi motra që ka vdek, se jemi rrit me ta. Më vjen keq edhe për Bushatin, e kam pasur mik para se të hyja në burg.

Sinqerisht më vjen edhe për djalin e famijen Lici. Por djemtë e viktimave janë rritur, por Barjat nuk kanë lidhje me to. Uroj që të arrestohet dikush për maskarën e Dobroaçit.

Më janë sekuestuar nja 17 mijë euro, u kanë bërë edhe fotot. Por çdo gjë ka qenë korrekte. Por të shikohen gjërat drejt. Më keni futur në panik të gjithë famijen. Media nuk po e respekton punën  e famijes. Çfarë po bëni, SPAK-u nuk fal, lëreni të bëjnë punën,” tha Safet Bajri. 

Share This Article