Një
pjesë e madhe e militantëve të Partisë Demokratike, janë grumbulluar pranë
selisë blu, në pritje për të nisur marshimmin drejt kryeministrisë.
Në seli ndodhet aktualisht edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili pritet të dalë dhe të udhëheqë turmën në protestë.
Pranë selisë blu janë grumbulluar edhe shumë të rinj e të reja, pjesë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që kanë pqërgatitur edhe koreografinë e protestës, me pankarta të ndryshme.