Dumani theksoi edhe një herë se nuk ka më të paprekshëm, si dhe i mëshoi faktit të konsolidimit të institucionit që drejton.
Në fund e mbylli duke garantuar se SPPAK do të respektojë ligjin në çdo kohë dhe për çdo subjekt që do të vihet para drejtësisë.
“Sic duhet edhe nga përmbajtja e materialit konstatohet një progres i arritur nga SPAK dhe një tregues që SPAK është në gjendje të kryerje në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë që kanë dëshmuar se epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Po ashtu rritja e kapaciteteve të SPAK ka vendosur themele të shëndosha. Besimi i partnerëve ndaj SPAK është rritur, kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe, Zvicra dhe vendet e Amerikës Latine. Dua t’I falënderoj të gjithë për besimin që kanë pasur ndaj nesh. Gjithashtu marrëdhënien me INTERPOL, EUROPOL dh EUROJUST është forcuar. Lufta ndaj pastrimit të parave, synon të japë mesazhe të qarta që krimi nuk mund të blejë. Tashmë jemi në fazën e konsolidimit të institucionit”, tha Dumani.
Edhe pse kryeministri Edi Rama provokoi ditën e djeshme duke thënë se mund ta shkrijë kur të dojë SPAK, Dumani u duk se iu përgjigj duke thënë se qytetarët kanë fituar besimin e tyre.
”Kjo periudhë 5-vjeçare ka shërbyer për t’u konsoliduar. Besimi në drejtësi po rritet. Sërish ka sfida, por SPAK do të vazhdojë të kryejë detyrën me integritet bazuar në Kushtetutë dhe ligj. Duhet të keni besim te prokurorët tanë, ne garantojmë se asnjë forcë e jashtme s’do të na ndikojë”, përfundoi Dumani.