Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë po vijon numërimin e votave të diasporës përmes përfaqësive diplomatike.
Me pothuajse gjysmën e kutive të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti qëndron në vend të parë me rreth 81%, e ndjekur nga LDK, PDK dhe AKK-Nisma.
Votat e emigrantëve në përfaqësitë diplomatike janë të papërfillshme, rreth 15 mijë prandaj do duhet të pritet edhe numërimi i votave përmes postës të cilat duket se do të bëjnë diferencën dhe do të qartësojnë më shumë situatën për formimin e qeverisë së re.
Asnjë nga subjektet politike nuk arriti të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.