CBS zbardh prapaskenat: Si u ‘përzu’ Zelensky dhe delegacioni ukrainas nga Shtëpia e Bardhë pas sherrit me Trump

albnews
By
1 Min Read

Takimi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë mes Presidentit Donald Trump, zv.Presidentit JD Vance dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelensky u shoqërua me përplasje e tensione të forta.

Mediat e huaja sjellin më shumë detaje rreth momenteve menjëherë pas takimit të tensionuar mes dy liderëve.

Sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS, delegacioni ukrainas u largua nga Zyra Ovale në një “dhomë të ndarë”, menjëherë pas konfliktit.

Atje, këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio u thanë atyre që të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë.

Siç raportuam më herët, një konferencë e planifikuar për shtyp me Zelensky dhe Trump u anulua menjëherë pas takimit të Zyrës Ovale.

Më herët u pa se presidenti ukrainas doli nga Shtëpia e Bardhë, me një automjet që e priste jashtë.

Share This Article