• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Berisha kërcënon nga Milano: Audit për 57 mld euro, do u kthehen shqiptarëve! Ballkani i Hapur në kosh, Soros do shpallet ‘non grata’

Berisha kërcënon nga Milano: Audit për 57 mld euro, do u kthehen shqiptarëve! Ballkani i Hapur në kosh, Soros do shpallet ‘non grata’

by albnews
2 March, 2025
in Albania, Diaspora
0
37
VIEWS

Partia Demokratike zhvilloi një takim me diasporën shqiptare në Milano të Italisë ditën e sotme. I pranishëm ishte edhe kreu i partisë, Sali Berisha, prej më shumë se një viti nën akuzë për aferën ‘Partizani’, i shoqëruar edhe nga Jozefina Topalli si koordinatore për Diasporën, por edhe dy nga aleatët e opozitës, Agron Duka i PAA dhe Fatmir Mediu i Republikanëve

Partia Demokratike zhvilloi një takim me diasporën shqiptare në Milano të Italisë ditën e sotme (2 Mars).

I pranishëm ishte edhe kreu i partisë, Sali Berisha, i shoqëruar edhe nga Jozefina Topalli si koordinatore për Diasporën, por edhe dy nga aleatët e opozitës, Agron Duka i PAA dhe Fatmir Mediu i Republikanëve.

Berisha nuk i ndali sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, Xhorxh Sorosit dhe ish-sekretarit amerikan Anthony Blinken, që i bëri fajtorë për sulmin ndaj tij dhe arrestin nga drejtësia. Berisha e quajti vitin 2025 si vitin e Diasporës, teksa premtoi se do rikthente ekonominë shqiptare në modelin “Made in Albania”, duke e krahasuar edhe me shifrat e qeverisjes së parë të tij. Gjithashtu shpalli Shqipërinë teknologjike, kibernetike dhe të inteligjencës artificiale, nga blockchain tek kriptovalutat, por nuk shpjegoi se ku do e gjente burimin e parave për të realizuar programin e tij në 3 muajt e parë të qeverisjes nëse do fitojë

Gjithashtu ai tha se do e shpallë ‘non grata’ Xhorxh Soros dhe do i mbyllë fondacionin në Shqipëri, teksa do të “hedhë në kosh” edhe Ballkanin e Hapur. Në versionin si pet, kreu i selisë blu u shpreh se “tani që ngricën e dimrit e shkrinë, do sjelli pranverën e demokracinë”.

Ai bëri përgjegjëse qeverinë për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi këto dhjetë vitet e fundit. Teksa shtoi se në këto 3 muaj kanë ndodhur ndryshime të mëdha, që “po t’i kishte thënë nga dritarja e katit të tetë të shtëpisë së tij, askush nuk do ia besonte”.

“Viti 2025 është i diasporës shqiptare. Firmosni fundin e narkodiktaturës, fitoren e demokracisë shqiptare. Është votë për shpëtimin e kombit ku e zhyti narkodiktatura. Jue dini se këtu nuk burgosen drejtuesit e opozitës. Nuk ndërtohen rrugët dhe shkollat me çmime dhjetëfish. Nuk grabiten shqiptarët nga hajdutët në krye të qeverisë. Fitorja është e jona, ne ja kemi dalë. Vetëm 3 muajt e fundit ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur Sikur Sali Berisha të deklaronte tre muaj më parë nga dritarja e katit ë tetë se PD do merrte kryestrategun më të jashtëzakonshëm të rikthimit të jashtëzakonshëm të fitores së Donald Trumpit, asnjë s’do ta besonte. Sikur 3 muaj më parë të deklaroja në atë dritare se qindra parti të djathta me 3 rezoluta do mbështesnin shqiptarët në të drejtat e tyre dhe do dënonin narkodiktaturën. Po sikur të kisha thënë se Anthoni Blinken, miku i Sorosit, që ndihmoi Edi Ramën, se do shpallej non grata, kush do ta besonte? Sot ai është non grata dhe nuk futet dot në asnjë ndërtesë federale të SHBA-ve”, tha Berisha.

Më tej shpalli edhe programin ekonomik, që siç e quajti, ka prioritet “Shqipërinë madhështore”.

“Programin e Shqipërisë madhështore do e bëjmë realitet. Vota juaj do jetë votë për transformime, për të ndërtuar Shqipërinë madhështore. Chris LaCivita i tha shqiptarëve se kishte ardhur për të mbështetur Sali Berishën në projektin dhe programin e Shqipërisë Madhështore. E kemi gati programin. Programi që do realizohet në 3 muaj. Do ju lehtësojë edhe juve shumë. Do bëhet gjithçka, ekonomia, ekonomia, ekonomia, markat shqiptare do mbushin dyqanet, markat shqiptare do vërshojnë. Do ta bëjmë ‘Made in Albania’, sikur edhe shifrat e 2005-2013”, tha ai.

Teksa shpalli edhe një nga pikat e programit, mbylljen e “Ballkanit të Hapur” dhe pikën e pastrimit të vendit nga hajdutët, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si Eskobar apo Toto Rina.  

“Ballkani i Hapur stop, në kosh do hidhet. Argati i Vuçiçit do përgjigjet për krimin e tmerrshëm që ka kryer ndaj shqiptarëve. Programi ynë ka e një pikë tjetër: Pastrimin. Shtëpinë e kanë në dorë hajdutët, kryeministër i Shqipërisë është një Toto Rino, një Eskobar. Pronat, buxheti plaçkiten 24 orë. Kartelet e drogës janë vendimmarrësit kryesorë. Ndaj pastrimi shtëpisë është prioritet, do veprohet me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Audit i përgjithshëm, ku shkuan 57 mld euro në këto vite, do u merren dhe do i kthehen shqiptarëve. Do ketë dhe një ligj special: Mbyllja e fondacionit Soros në Shqipëri dhe shpallja ‘non grata’ e Xhorxh Sorosit. E bëj edhe për italianët, sepse Soros është hajduti më i madh që nga Roma e lashtë, 2 miliardë euro ka vjedhur”, deklaroi kreu i selisë blu.

Në fund edhe projekti teknologjik dhe epoka dixhitale.

“Sot është koha e revolucionit të teknologjisë së lartë. Do shndërrohet në qendër të rëndësishme të teknologjive të larta, i blockchain, kriptomonedhave, dixhitale, inteligjencës artificiale. Shqipëria dixhitale është ëndrra dhe projekti im, dikur më tallën, pro u bë realitet. Por pashë atë që bëhej në Estoni, Shqipëria e vogël do dalë në krye, brenda mandatit të parë. Rama ka tmerr nga vota juaj, nuk pranon të zgjasë afatin, ndaj nxitoni të regjistroheni. Shqiptarët kanë Zotin me vete, do përmbysin diktaturën e Ramës, është viti i Diasporës dhe mrekullisë kombëtare”, përfundoi Berisha.

Më herët fjalën e mbajtën edhe Jozefina Topalli, që bëri thirrje për votën e Diasporës, Agron Duka, i cili u shpreh se “këneta e rilindjes vjen era korrupsion dhe korrupsioni hiqet vetëm dujke votuar kundër dhe duke  e larguar”, si dhe Fatmir Mediu, që tha se tani “Uashingtoni ka kthyer sytë nga Shqipëria dhe flet shqip”.

Previous Post

Trump Thote: – Zelensky “nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të pranojë”

Next Post

Ukraina është ende ‘gati’ për të nënshkruar marrëveshjen amerikane për mineralet, thotë Zelensky

albnews

albnews

Related Posts

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE
Albania

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor
Albania

PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor

9 May, 2025
VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia
Albania

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

9 May, 2025
Next Post
Ukraina është ende ‘gati’ për të nënshkruar marrëveshjen amerikane për mineralet, thotë Zelensky

Ukraina është ende 'gati' për të nënshkruar marrëveshjen amerikane për mineralet, thotë Zelensky

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2376 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM