ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës 25 minutes ago
Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë 27 minutes ago
1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve 44 minutes ago
I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt 54 minutes ago
Jeta e luksit e futbollistit britanik si i “papunë”, ja shifra e frikshme që fiton për të mos bërë asgjë 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Krerët e shtetit homazhe në Prekaz: Sakrifica e familjes Jashari, simbol i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

albnews by albnews
6 March, 2025
in Kosova
0
Krerët e shtetit homazhe në Prekaz: Sakrifica e familjes Jashari, simbol i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shënim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata nderuan sakrificën e familjes Jashari për liri dhe pavarësi.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se sakrifica, trimëria dhe guximi i pashoq i kësaj familje, ka bërë që kulla e Jasharëve të shndërrohet në simbol të një kalaje të lirisë “e cila edhe sot mbron pavarësinë dhe sovranitetin e vendit tonë”.

RelatedPosts

“Shoqëria në Kosovë ishte e shkatërruar”, Rubin flet për vizitat në Kosovë pas luftës

Vdiq aksidentalisht në Alpe, nxirret nga humnera trupi i turistit holandez

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Vjosa Osmani u shpreh se nga Prekazi, brezat e ri inspirohen për rrugën përpara drejt mbrojtjen e lirisë së arritur me sakrificë dhe gjak.

“Sot, sikurse çdo vit, përkujtojmë Epopenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila i dedikohet përkujtimit tonë të përbashkët në këtë kohë lirie, për secilin dëshmor, për secilin hero, secilin martir që ka dhënë jetën për Kosovë. Por, mbi të gjitha i kushtohet sakrificës, guximit dhe trimërisë së pashoq të treguar nga familja Jashari me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në krye me legjendarin Adem Jashari”, tha Osmani.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai shtoi se “si popull i detyrohemi më së shumti për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, familjes Jashari”, shkruan KosovaPress.

“Familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është esenca e UÇK -së. Po ashtu e ka bërë edhe aktin më të lartë, më sublim, të sakrificës për lirinë e vendit tonë. Ata si familje e kanë pasur të mishëruar në zemrat dhe në shpirtin e tyre një të vërtetë e cila e ka shpëtuar popullin e Kosovës. E kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë, duke luftuar me armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vetë. Kështu veproi familja Jashari dhe për këtë arsye ne si komb, si popull i detyrohemi më së shumti për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, familjes Jashari”, tha Konjufca.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare.

“Tre breza të Jasharëve, 59 veta gjithsej, rreth gjysma gra e fëmijë, u flijuan me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 për çlirimin e Kosovës, për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin. Epopeja e UÇK -së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare. Shpërthyen demonstratat gjithë popullore dhe solidariteti i parë historikisht ndërmjet shqiptarëve në Ballkan por gjithandej në mërgatë. Njëkohësisht edhe u vetëdijesua e ndërgjegjësua edhe publiku kundërkombëtar dhe diplomacia botërore. Sot, baca Shaban do të ishte 100 vjeç, e sivjet Hamza do të bëhej 75 vjeç e Ademi 70 vjeç. Ata nuk i kemi më fizikisht por ata kanë vetëm ditëlindje. E kanë 2 prillin, 19 prillin dhe 28 nëntorin. Ndërkaq, vdekja e tyre, rënia e tyre heroike është Epopeja e UÇK -së”, u shpreh Kurti.

Jasharët, zhvilluan rezistencë më 5, 6 dhe 7 mars, ku u përballën me forcat serbe, më 1998. Ai ishte sulmi i tretë ndaj tyre por që mori jetën e 55 personave – 22 prej të cilëve ishin të familjes së ngushtë të Adem Jasharit.

Pesë, gjashtë dhe shtatë marsi shënon Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – manifestim që mbledh në Prekaz qytetarë, organizata e përfaqësues të institucioneve./kp/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 September, 2025
Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

17 September, 2025
1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

17 September, 2025
I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result