Një burrë që mbante një flamur palestinez në duar alarmoi autoritetet britanike pasi u ngjit në kullën e “Big Benit” në Pallatin Westminster të Londrës, herët këtë mëngjes.
Mediat lokale raportuan se ai po bërtiste “Liri për Palestinën”. Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se autoritetet u alarmuan për incidentin në Big Ben në orën 09:24.
Oficerët e policisë dhe brigada e zjarrfikësve mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të vënë nën kontroll incidentin.
Sakaq, pamjet në mediat sociale tregojnë burrin me këmbë të gjakosura në një parvaz disa metra lart Kullës Elizabeth në Shtëpitë e Parlamentit.
