Qeveria e re në Kosovë, Konjufca: E bëjmë vetëm me pakicat jo-serbe, opozita ka qëndrim pengues

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili doli i dyti më i votuar nga radhët e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 9 shkurtit, në një prononcim për gazetën italiane OBCT ka folur për procesin e krijimit të qeverisë së re.

Teksa teoritë që qarkullojnë janë edhe për një koalicion të mundshëm me një prej rivalëve, si Nisma e Fatmir Limajt apo LDK, Konjufca ka thënë se qeveria mund të arrihet duke bashkëpunuar me pakicat jo-serbe.

“Siç e keni parë, qeveria ‘Kurti 2’ është formuar në bashkëpunim me pakicat jo-serbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur një efekt pozitiv në Kosovë, duke e penguar Listën Serbe, e cila vepron nën ndikimin e Beogradit, të ketë fuqi vendimtare siç ka pasur në qeveritë e kaluara”, tha Konjufca për OBCT.

Ai është kujdesur që të kritikojë edhe opozitën, duke e përshkuar gjuhën e tyre përkundrejt Vetëvendosjes dhe qeverisë si “qëndrime obstruksioniste, sulme agresive dhe goditje të ulëta”.

“Nëse lind nevoja do të mblidhemi si lidership dhe do të vendosim për hapat e mëtejshëm, por deri më tani partitë opozitare kanë mbajtur qëndrim pengues. Sulmet ndaj Vetëvendosjes kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jokonvencionale, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, ka deklaruar Konjufca.

Share This Article