Kryebashkiakët Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Agron Malaj i Matit kanë depozituar dorëheqjet e tyre në bashki , ndërsa kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, pritet ta japë nesër dorëheqjen.
Tre zyrtarët lokalë do të jenë në listat e PS për zgjedhjet e 11 majit. Demo do të udhëheqë listën e Beratit si drejtues politik, ndërsa Tërmet Peçi pas 14 vitesh si kryetar I Bashkisë do të garojë në listë të hapur në Gjirokastër.
Agron Malaj do të kërkojë një mandat deputeti në Dibër. Lista zyrtare e PS do të diskutohet të mërkurën në orën 18:00 në kryesinë e PS.