Një student skocez i gjatë 220 centimetra është bërë fytyra e famshme, ku në çdo event të organizuar në tërë vendin po ftohet si mysafir special.
Gjithqka ndodhi kur James McAlpine, u bë hit në rrjetet sociale, kur shumë të rinj ishin mbledhur me sloganin a “mund ta bëjmë të famshëm”.
Por nuk u desh shumë kohë të kalonte që i riu të bëhet sensacion pas paraqitjes së tij pranë Universitetit të Oksfordit.
Ai tani ka dhjetëra video me shumë fytyra të njohura si mbesa e Mbretit, Zara Tindall, disenjatorja e modës Jade Holland Cooper dhe prezantuesit Georgia Toffolo dhe James.
Ndjekësit e tij janë bërë pothuajse të varur nga videot që vazhdimisht i publikon dhe duan të ndjekin rrugën e tij – pra të bëhen të famshëm.