Klubi londinez, Chelsea thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit anësor 17-vjeçar, Geovany Quenda, nga Sporting Lisbona.
Edhe pse klube si Manchester United, Liverpool dhe PSG treguan interes, Quenda vendosi për Chelsean për shkak të projektit të klubit dhe planeve afatgjata dhe siç raporton Fabrizio Romano, i gjithë operacioni u krye në fshehtësi.
Sipas marrëveshjes, Quenda do të qëndrojë në Sporting Lisbona deri në vitin 2026, pas së cilës ai do t’i bashkohet Chelseat me një kontratë shtatëvjeçare, me tarifën e transferimit midis 45 dhe 50 milionë euro.
Quenda ka lindur në Guinea-Bissau dhe e filloi karrierën e tij në Portugali, duke luajtur fillimisht për Damaiense U-10, më pas për akademinë e të rinjve të Benficas, përpara se të transferohej në Sportingu. Këtë sezon ai luajti 40 ndeshje, shënoi 2 gola dhe shënoi 7 asistime.
Ai mund të luajë në të dy krahët, dhe gjithashtu mund të mbulojë pozicionin e mesfushorit të djathtë. Ky transferim përshtatet në strategjinë e Chelseat për të investuar në talentet e rinj për të ndërtuar një ekip konkurrues për të ardhmen.