Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese me mbi 390 mijë vota ose 42.30% të votave.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190 mijë apo 20.95%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170 mijë vota apo 18.27%.

Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate është radhitur në vendin e katërt me mbi 66 mijë vota, apo 7.06%.

Kush janë kandidatët më të votuar?

Sipas rezultateve përfundimtare, dhjetë kandidatët më të votuar nga të gjitha partitë janë:

1️⃣ Albin Kurti (LVV) – 337.791 vota
2️⃣ Glauk Konjufca (LVV) – 264.407 vota
3️⃣ Bedri Hamza (PDK) – 173.526 vota
4️⃣ Lumir Abdixhiku (LDK) – 146.401 vota
5️⃣ Faton Peci (LVV) – 133.987 vota
6️⃣ Hekuran Murati (LVV) – 131.323 vota
7️⃣ Albulena Haxhiu (LVV) – 125.722 vota
8️⃣ Xhelal Sveçla (LVV) – 122.407 vota
9️⃣ Donika Gërvalla-Schwarz (LVV) – 113.239 vota
🔟 Memli Krasniqi (PDK) – 98.415 vota

Share This Article