Dëmet nga tërmeti, ekspertët italianë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë ekspertë italianë përgjatë një jave do t’u qëndrojnë në krah kolegëve shqiptarë në menaxhimin e emergjencës së trashëgimisë, kulturore të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ambasada e Italisë në Shqipëri bën të ditur se sot nisi misioni “Unite4Heritage” nga Ministria Italiane e Trashëgimisë, Veprimtarive Kulturore dhe Turizmit. 

“Pesë ekspertë italianë në mision për menaxhimin e emergjencës së trashëgimisë kulturore të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019”, thekson ambasada e Italisë.

Ambasada shton se, “përgjatë një jave, ekspertët tanë do t’u qëndrojnë në krah kolegëve shqiptarë për një hulumtim në detaje të dëmtimeve dhe për të vlerësuar bashkëpunime të ardhshme për restaurimin e trashëgimisë së dëmtuar”./ATHS/

Share This Article