Protestuesit tentuan që të hyjnë në Kryeministri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Protesta e opozitës, e cila ka pwrfunduar, pwr njw moment është përshkallëzuar.

Edhe pse u duk se do të ishte një protestë e qetë, duke iu referuar një veprimi të disa të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demoratike, të cilët u dhuruan lule policëve që ndodheshin në kordonin e parë të sigurisë.

Por, në pak minuta situata është tensionuar, teksa pasi u hodhën disa lëndë djegëse dhe fishekzjarre, turma sulmoi hyrjen e kryeministrisë, raporton Top Channel.

Protestuesit goditën me sende të forta derën e kryeministrisë, teksa e thyen atë dhe u futën brenda. Gjithashtu janë përpjekur të heqin edhe skelat e vendosura në hyrje të godinës së kryeministrisë.

Ndërkohë nga brenda godinës, forcat e policisë kundërvepruan, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Për shkak të gazit lotsjellës, turma u shpërnda për pak minuta, ndërsa edhe liderët e opozitës, Basha, Berisha e Kryemadhi, u larguan në anë të kryeministrisë, për t’iu shmangur efektit të gazit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply