Basha: Qeveria përdori pandeminë që të abuzojë me të drejtat e njeriut

 4,239 total views,  1 views today

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes disa postimeve në Instastory-n e tij, shprehet se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij përdorën pandeminë për të shkelur liritë e njeriut dhe medias.

Për të ilustruar këtë ai citon edhe raportin më të fundit të organizatës ndërkombëtare “Amnisty International”.

“Edhe 16 ditë kanë ngelur deri më datë 25 prill, kur edhe do mbahen zgjedhjet.

A janë respektuar të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit në Shqipëri, përgjatë vitit 2020?

Përgjigja është JO. Sipas Amnisty International, qeveria shqiptare përdori situatën me pandeminë që të abuzojë qoftë me forcë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit”, shkruan Basha në Instastory-n e tij.

l1
l2
l3
Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •