OSBE: Luftoni shitblerjen e votës! Prokuroria e Përgjithshme: Do hetojmë krimet zgjedhore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ruajtja e votës në 11 maj duhet të jetë prioriteti i të gjitha organeve ligjzbatuese. Kjo deklaratë u bë nga kreu i OSBE në Tiranë, Michel Tarran. Ai iu referua raporteve të dy zgjedhjeve të fundit, parlamentaret e 2021 dhe vendoret e 2023, ku përparimi ishte i dukshëm por mbeten ende problematika që kërkojnë zgjidhje

“Shitblerja e votës, keqpërdorimi i burimeve të administratës dhe frikësimi i votuesve vazhdojnë të jenë çështje shqetësuese. Votuesit duhet të informohen në mënyrë sistematike për mekanizmat përkatës, lidhur me raportin e shkeljeve, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe garancitë kundër hakmarrjes”, tha ambasadori i OSBE.

Për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela bashkëpunimi ndërinstitucional ka nisur dhe pritet të jetë i frytshëm.

“Esenciale marrëveshja me Policinë e Shtetit. I rëndësishëm, Protokolli i Përgjithshëm që u arrit me SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme.  Kemi vendosur që pranë KQZ do të ketë përfaqësues të SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, një oficer i policisë gjyqësore dhe 1 prokuror. Secili të shfaqë gatishmëri për të raportuar krimet zgjedhore”, tha Olsian Çela.

Në tryezë morën pjesë edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi si dhe prokurorë. Një ditë më parë OSBE vizitoi Strukturën Antikorrupsion, institucion të cilit i dhuroi disa pajisje kompjuterike.

Share This Article