ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 12 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 12 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 12 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 12 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës

albnews by albnews
18 April, 2025
in Albania
0
Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mëngjesin e së enjtes në orën 9:56, ministrja e Infrastrukturës dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, shpërndau nga faqja e saj në Facebook një poster me premtime elektorale.

“Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Dy minuta më vonë, i njëjti postim u nda nga faqja zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, MEI. Në minutat dhe orët që pasuan, faqe të tjera zyrtare në Facebook dhe Instagram të institucioneve të varësisë së Ministrisë së drejtuar nga Balluku shpërndanë të njëjtin postim.

BIRN gjeti se posteri elektoral u nda nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Task Forca e Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore për Shpronësim dhe Albgaz, një kompani 100 për qind publike në varësinë e MIE. Ai u pëlqye gjithashtu nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Spitali Memorial Fier.

Faqet zyrtare të institucioneve publike në varësinë e ministres Belinda Balluku po shërbejnë si një mur për posterat virtualë të fushatës së saj elektorale, edhe pse Kodi Zgjedhor dhe një rregullore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ndalojnë kategorikisht këtë praktikë, duke e konsideruar “përdorim të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”.

Për ekspertët e shoqërisë civile që monitorojnë përdorimin e administratës publike në fushatë, këto postime bëhen në shkelje të legjislacionit dhe janë tregues i funksionimit të “partisë-shtet”.

“Këto postime apo ripostime, edhe pse në mënyrë të tërthortë, bëhen qartazi për qëllime politike, pasi i rrisin dukshmërinë në rrjetet sociale titullarit të institucionit si dhe krijon në publik perceptimin mbi njësimin e shtetit me një parti të caktuar politike,” tha Dhimitër Zguro, aktivist pranë organizatës “Qëndresa Qytetare”.

Zguro theksoi se veprime të tilla binin ndesh edhe me një rregullore të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, por shtoi se ato tolerohen për shkak se institucionet nuk sanksionohen.

“Për shkak të praktikës administrative të këtij organi, duket sikur institucionet nxiten që të postojnë apo ripostojnë postime me përmbajtje politike apo elektorale, për shkak të mungesës së sanksioneve, duke qenë se Komisioneri mjaftohet me fshirjen e postimeve, duke e konsideruar të përmbushur qëllimin e ligjvënësit për ndalimin e shpërdorimit të burimeve publike”, tha Zguro.

Poster elektoral i PS-së shpërndarë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut
Ministria
autoriteti-rrugor-shqiptar
agjencia-shteterore-per-shpronesim
490513572_18143821066379257_8698352097507162683_n

Një përfaqësuese e kompanisë publike “Albgaz”, që u përgjigj në numrin publik të kontaktit, këmbënguli që shpërndarja e posterit ishte gabim.

“Duhet të jetë postuar gabimisht. Më lër kohë të rakordoj,” i tha ajo këtij gazetari, ndërkohë që pak minuta pas bisedës telefonike, postimi u fshi.

Florion Serjani, këshilltar për Median dhe Komunikimin i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, i tha BIRN po ashtu se postimi në fjalë ishte gabim dhe se për këtë do merreshin masa. Por ai këmbënguli se postimet e tjera, ku fushata nuk përmendet specifikisht, ishin pjesë e punës së përditshme të institucioneve dhe ishin diçka që kryhej prej vitesh në vazhdimësi.

“Nuk e kanë me detyrim, por për të mbajtur gjallë rrjetet sociale të institucioneve, mund të postojnë edhe jashtë fushës së tyre, sigurisht postime që janë brenda fushës së përgjegjësisë së MIE. Në fund të fundit është pjesë e aktivitetit të tyre të informojnë publikun për punët e bëra”, tha Serjani.

Pavarësisht posterit elektoral të shpërndarë nga MEI dhe një sërë institucionesh varësie, Serjani këmbënguli  se në faqet e “Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjencive të saj të varësisë nuk ka publikime që janë pjesë e fushatës elektorale”.

Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në mjete të rëndësishme të propagandës elektorale, me kandidatë dhe parti që harxhojnë qindra mijëra në reklama dhe me stafe të dedikuara për të menaxhuar përmbajtjen e tyre. Në betejën për të dominuar rrjetet sociale, partia në pushtet avantazhohet nga administrata publike dhe dhjetra institucione shtetërore, të cilat shërbejnë për të shpërndarë, pëlqyer dhe komentuar mesazhet elektorale.

Gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, BIRN gjeti se postimet e ministres Balluku shpërndahen gjerësisht nga institucionet e varësisë dhe vetë faqja e Ministrisë, ndërsa justifikohen si postime që kanë të bëjnë me informimin për punët e institucionit.

Për Zguron nga “Qëndresa Qytetare”, shumë prej këtyre postimeve lidhen indirekt me fushatën dhe i përkasin kategorisë së aktiviteteve të ndaluara.

“Në vlerësimin tim, këto veprimtari përfshihen në ndalimin që lidhet me përdorimin e tërthortë të llogarive zyrtare për qëllime partiake. Ndonëse nuk ka asnjë element në përmbajtjen e përshkrimit të postimit, qëllimi i postimit është partiak,” vlerësoi Zguro.

KQZ nuk iu përgjigj pyetjeve për koment deri në publikimin e këtij shkrimi./BIRN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result