Mason Greenwood do të rikthehet sërish në Premier League, por këtë herë jo më te Manchester United, por te rivali i tyre historik, Liverpool. Klubi i kuq i ka vënë sytë sulmuesit anglez, aktualisht tek Olympique Marseille, dhe është i gatshëm të japë një ofertë të pa refuzueshme për ta bërë atë liderin e ri të projektit të tyre afatgjatë.
Ish-lojtari i Manchester United po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Ligue 1, duke shënuar 19 gola dhe duke dhënë katër asiste në 32 ndeshje. Performanca e tij ka qenë kyçe në garën e Marseille për të siguruar një vend për në Champions League, pasi gara për titull nuk ekziston më në këtë ligë.
Klubi francez pagoi 26 milionë euro te Manchester United verën e kaluar për kartonin e 23-vjeçarit, i cili u largua nga “Djajtë e Kuq” për asrye josportive, për shkak të problemeve të tij jashtë fushës së lojës.
Sipas raportimeve nga disa media angleze, Liverpool është i gatshëm të paguajë 75-80 milionë euro për ta rikthyer Greenwood në Premier League dhe për t’i dhënë atij mundësinë të bëhet lider i ekipit të tyre.