Një morg në një spital në Britaninë e Madhe u kthye si një “studio fotografie” për një grua. Një patologe e spitalit “NHS” bëri një fotografi provokuese, me të brendshme në ambientet e morgut dhe më pas e postoi atë në llogarinë e saj në “Only Fans”.
Sipas hetimeve të autoriteteve, 44-vjeçarja Amelie Warnier mendohet që ta ketë postuar foton e “zjarrtë” gjatë kohës së pandemisë së “Covid-19”, në një kohë kur numri i viktimave për shkak të virusit vdekjeprurës ishte shumë i lartë.
Vetë 44-vjeçarja pranon skandalin dhe thotë se foton e ka publikuar gjatë kohës së pandemisë dhe se llogarinë në “Only Fans” e ka hapur në të njëjtën kohë, e nxitur nga një miku i saj. Fotoja është postuar para shumë vitesh, por me riaktivizimin e llogarisë në platformën për të rritur ajo u rishfaq, për më tepër bëri dhe xhiron e rrjetit.

Edhe pse nën hetim dhe shumë e lakuar, Amelie Warnier duke mos shprehur pendesë për veprimin që bëri, u jep një përgjigje të gjithë atyre që “e kryqëzuan”.
“Atë foto e bëra vetëm kur hapa llogarinë për herë të parë. Dikush më shtyu që ta bëja dhe thashë me vete, f*ck, pse të mos e bëj në fund të fundit një jetë kemi. Nëse je profesionit në punën tënde, nuk ka rëndësi se çfarë bën pas pune”, tha 44-vjeçarja.
Amelie është me origjinë nga Spanja dhe është nënë e dy fëmijëve. Ajo mbaroi studimet për patologji në vendin e saj të lindjes, në vitin 2012 dhe prej 7 vjetësh punon në një spital në Britaninë e Madhe duke kryer mijëra autopsi.