FOTO/ Letra e shkruar në bordin e Titanikut para se të fundosej shitet në ankand për gati 400,000 dollarë! Ja çfarë thuhej në të

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një letër e shkruar nga një prej të mbijetuarve më të njohur të Titanikut nga bordi i anijes, ditë para se të mbytet, është shitur  në ankand për 300,000 paund (399,000 dollarë).

titanik letra

Në shënimin, pasagjeri i klasit të parë Archibald Gracie shkroi: “Është një anije e mirë, por unë do të pres fundin e udhëtimeve të mia përpara se të gjykoj për të.”, raporton AP.

Letra iu shit një koleksionisti privat nga Shtetet e Bashkuara të shtunën, sipas shtëpisë së ankandit Henry Aldridge & Son në Wiltshire, Angli. Çmimi e tejkaloi shumë fillestar të parashikuar prej 60,000 paund.

Letra nga Gracie besohet të jetë shembulli i vetwm nga bordi i Titanikut, i cili u fundos në Newfoundland pasi goditi një ajsberg, duke vrarë rreth 1500 njerëz në udhëtimin e tij të parë.

Screenshot_1

Andrew Aldridge e përshkroi atë si një “pjesë të jashtëzakonshme të klasës muzeale”.

Gracie, i cili u hodh nga anija dhe arriti të hipte në një varkë të përmbysur, u shpëtua nga pasagjerë të tjerë në një varkë shpëtimi dhe u dërgua në RMS Carpathia (anije me avull). Ai vazhdoi të shkruante “E vërteta për Titanikun”, një rrëfim i përvojave të tij, kur u kthye në qytetin e Nju Jorkut.

Screenshot_2

Gracie hipi në Titanikun në Southampton më 10 prill 1912 dhe iu caktua kabina e klasit të parë C51. Libri i tij shihet si një nga rrëfimet më të detajuara të ngjarjeve të natës kur anija u mbyt, tha Aldridge. Gracie nuk u shërua plotësisht nga hipotermia dhe vdiq nga ndërlikimet nga diabeti në fund të vitit 1912.

Letra kishte vulën e postës në Queenstown, Irlandë, një nga dy ndalesat që Titaniku bëri para fundosjes.

Screenshot_3
Share This Article