ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne UK 10 hours ago
IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani 10 hours ago
Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë 10 hours ago
FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës 10 hours ago
Si e ndau ekonomia “Thatcheriste” e Mileit kombin e tij – por fitoi mbi Trumpin 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pse shqiptaret ikin!-Nga Dritan Kaba

albnews by albnews
3 May, 2025
in Albania, Opinion
0
Pse shqiptaret ikin!-Nga Dritan Kaba
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kam parë shumë spote reklamash, arsyetime cunge, por mendoj se nuk është kapur thelbi se asnjë nga këto nuk ka bërë shqiptarët të ikin.

RelatedPosts

Shqiperi- Jordani 4-2 ( video golat)

“Armën e kam pasur me vete në çdo sallë gjyqi” – Elvis Shkambi pësoi tronditje psikike pas vrasjes së gjyqtarit: Na fike…

Raportimi tek “Ligjet”, Dumani: SPAK po heton gjykatësen Irena Gjoka

Këto janë arsyet e vërteta pse ikin shqiptarët.

Mungesa e konkurrencës së lirë, tek vendet e punës edhe financimet për publikun, fermerë, biznes i ri etj., nga agjencitë qeveritare që merren vetëm me tesera partie apo me “shërbime” patronazhi.

Tenderat janë të paracaktuar, mungon edhe në këtë aspekt konkurrenca.

Koncesionet janë një tjetër element që ka shkatërruar garën e ndershme, ka zhdukur konkurrimin, duke zhdukur ekonominë e tregut të lirë dhe duke e zëvendësuar me ekonominë e komanduar nga pushteti. Kjo është thelbësore në lirinë e individit.

Mungon shëndetësia e vërtetë, “Shëndetësia falas” nuk ekziston, është veç parrullë. Njerëzit sot harxhojnë më shumë dhe janë të pasigurtë, këtë e tregojnë mungesa e mjekimeve, pajisjeve dhe ilaçeve tek spitalet ku luftohet me vdekjen, si onkologjia, si për të rritur ashtu edhe për fëmijët.

Rilindasit thonë: “Po hajde se ata janë të dënuar me vdekje.” Nuk ka asnjë shenjë të humanizmit tek kjo parti politike. Kjo ju mungon shqiptarëve: humanizmi. Kjo është kriminale!

Mungesa e mbrojtjes shtetërore, policia. “Të fortët” janë më të fortë se ligji dhe qytetari i thjeshtë është vetëm viktimë e tyre. Përballë policisë, qytetari i thjeshtë, njeriu normal ndihet si një qytetar i dorës së dytë. “Të fortët” politikë komandojnë policinë dhe organet e hetimit. Përballë tyre, qytetari ndihet pa asnjë të drejtë, pa asnjë vlerë, qytetar i dorës së dytë.

Mungesa e drejtësisë.

Sot, të marrësh një vendim gjykate kur të janë shkelur të drejtat, të duhen nga 6-8 vite në rastin më të mirë. Të heqin nga puna edhe të duhet 8 vite edhe miliona lekë të përfundojë gjyqi dhe kur mbaron ke humbur 8 vite jetë edhe paratë që merr janë njësoj me ato që ke harxhuar.

Këtu nuk flasim për gjyqet e pronave që pësojnë një kalvar të frikshëm.

Edhe mbi të gjitha arroganca e pushtetit që shpërndahet si një piramidë dhimbjeje njerëzore.

Këto janë arsyet pse ikin të rinjtë, pse ikin shtresat e mesme nga Shqipëria, se politika që ndiqet është e tillë.

Shqiptarët nuk ikin për aventurë, por se nuk durojnë arrogancën, të fortët, padrejtësinë dhe ndjejnë mungesën e shëndetësisë edhe barazisë në konkurrencë e tregut të lirë, si për vendet e punës, ashtu edhe tek financimet apo programet qeveritare, si edhe siguria personale.

Përfundimisht, arsyet që vrasin shpresën janë arroganca, mungesa e konkurrencës, drejtësia dhe liria!

Këto detyrojnë njerëzit të ikin! Sot, në 12 vite nga 4 faktorët e mësipërm u vra shpresa dhe vullneti i të riut, u vra puna edhe konkurrenca.

Ndaj, në 11 maj VOTO për Lirinë e individit, konkurrencën e ndershme, për një Drejtësi pa tesera partie, për shtet të vërtetë përballë krimit, jo krah tij.

VOTO NUMRIN 1!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave ne UK

15 October, 2025
IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani

IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani

15 October, 2025
Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë

Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë

15 October, 2025
FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës

FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës

15 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result