ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home Albania

Sipërmarrja kriminale dhe politika e investimeve në Shqipëri

albnews by albnews
3 May, 2025
in Albania, Opinion
0
Sipërmarrja kriminale dhe politika e investimeve në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Zef Preçi

Përfshirja e personave me të shkuar kriminale apo që vijnë nga bota e malavitës në radhët e investitorëve strategjikë duhet parë në një kontekst më të gjerë. Nga një këndvështrim politik, ky fenomen përfaqëson dëshminë më të qartë të bashkëjetesës së krimit me politikën dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Në aspektin ekonomik, kjo kategori sipërmarrësish luan një funksion kompleks: nga njëra anë sigurojnë privilegje fiskale dhe përfitime të tjera që ndihmojnë në legjitimimin e burimeve të tyre financiare – qofshin ato të njohura apo të panjohura – dhe vendosen në një pozitë më të favorshme në tregjet përkatëse (si ndërtimi apo operimi i resorteve); nga ana tjetër, ata shërbejnë si burim i financimeve të paligjshme për partitë politike në pushtet dhe pasurimit të padrejtë të disa politikanëve dhe vendimmarrësve të lartë.

RelatedPosts

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri/ Këta janë deputetët e rinj të Kuvendit

Këta të fundit, shpeshherë, mbajnë qëndrime të toleruara ndaj pastrimit të parave dhe nisin nisma të dyshimta ligjore në favor të interesave të caktuara. Këto përfshijnë lejimin e importit të mbetjeve të rrezikshme, masa të jashtëzakonshme të qeverisë “në emër të zhvillimit urban” që shtetëzojnë prona private për t’ia dhënë klientelës për ndërtim kullash apo resortesh në bregdet, si dhe ndryshime ligjore që prekin turizmin, zonat e mbrojtura, lojërat e fatit dhe së fundi edhe propozimet për amnisti fiskale, të aseteve dhe penale. Pra, bëhet fjalë për sektorë ekonomikë ku ka mundësi për përfitime të shpejta dhe vështirësi – objektive dhe subjektive – për t’u ndjekur nga agjencitë ligjzbatuese vendase apo të huaja. Në këtë mënyrë, këta individë ushtrojnë ndikim të paligjshëm mbi institucionet shtetërore, përfshirë edhe drejtësinë, duke u shndërruar në një mburojë të fortë për segmentet e krimit të organizuar me të cilët janë të lidhur.

Vlen të theksohet gjithashtu se edhe vetë përzgjedhja e projekteve të propozuara nga këta sipërmarrës është tregues i qartë i moszbatimit të kuadrit ligjor në fuqi, i mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i politizimit ekstrem të vendimmarrjeve që kanë pasoja shumë të dëmshme për buxhetin e shtetit, pasuritë publike dhe për shoqërinë shqiptare në tërësi. Kjo situatë krijon një sërë pasojash të menjëhershme dhe afatgjata, të cilat përfshijnë aspekte themelore të jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit. Disa nga këto pasoja janë: mundësimi i pastrimit të parave në shkallë të gjerë, shpesh në dhjetëra miliona euro; deformimi i konkurrencës në tregje, çka sjell dështimin apo pamundësinë e zhvillimit për bizneset e ligjshme; vënia e institucioneve shtetërore në shërbim të interesave të krimit të organizuar; dhe përdorimi i fondeve të paligjshme në fushata elektorale, që dëmton rëndë integritetin e procesit zgjedhor.

Në vijim, ndikimi i segmenteve të krimit të organizuar në ekonominë shqiptare, veçanërisht gjatë dekadës së fundit, është zgjeruar edhe në fushën e prokurimeve publike. Ky ndikim është bërë gjithnjë e më i sofistikuar përmes bizneseve të krijuara posaçërisht me lidhje të drejtpërdrejta apo tërthorazi me vendimmarrës të niveleve të ndryshme të qeverisjes, për shkak të konflikteve të interesit. Kjo tregon se investitorët strategjikë nuk janë të vetmit instrument i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Përkundrazi, kemi një numër të madh sipërmarrjesh që përfitojnë kontrata koncesionare për të nxjerrë “para të lehta” përmes korrupsionit me fondet publike. Gjithashtu, janë përhapur në mënyrë masive edhe bizneset e tipit “5D”, që funksionojnë si strukturë fiktive financiare për pastrim parash, duke e bërë gjithmonë e më të vështirë funksionimin e biznesit të ndershëm dhe jetesën normale për qytetarin që synon të ndërtojë jetën me punë të ndershme në Shqipëri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

28 August, 2025
Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

28 August, 2025
“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

28 August, 2025
Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result