Albania
Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…
Tirana përgatitet të presë një nga vizitat më të rëndësishme diplomatike të këtij viti. Kryeministri britanik, Keir Starmer, mbërrin të enjten në Shqipëri, një ditë përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Por vizita e tij, e para në rajon që prej marrjes së detyrës, ka një simbolikë të fortë politike: Britania e Madhe po kërkon një partner të besueshëm në Ballkan për të zbatuar një nga strategjitë më të diskutueshme të dekadës, sikundër janë masat për ndalimin e emigracionit dhe shkatërrimin e rrjeteve të krimit të organizuar që e ushqejnë atë. Starmer pritet të shpallë një plan të ri për bashkëpunim me Shqipërinë, i cili mund ta vendosë vendin tonë në të njëjtën rrugë ku tashmë ndodhet me Italinë: ajo e mikpritësit të qendrave të kthimit për emigrantët.
Kështu që në emër të sigurisë kufitare dhe kontrollit të fluksit migrator, Shqipëria rrezikon të shndërrohet në një “kamp pritës” për refuzimet e Londrës. Në emër të bashkëpunimit, po diskutohet realisht zhvendosja e përgjegjësive të mëdha humanitare nga një fuqi globale, si Mbretëria e Bashkuar, te një shtet i vogël si Shqipëria. Pra është një moment kyç ku politika e jashtme, emigracioni dhe pozicioni ndërkombëtar i vendit ndërthuren në mënyrë delikate. Dhe vendimet që do të shpallen të enjten mund të kenë pasoja që shtrihen përtej një samiti. Por a po bëhet Shqipëria pjesë e zgjidhjes së krizës europiane të emigracionit, apo thjesht pjesë e një “outsourcing” të përgjegjësive që vendet e mëdha nuk duan më t’i mbajnë? Kjo vizitë nuk është thjesht një ceremoni politike, është një udhëkryq strategjik.
Konkretisht kryeministri britanik, Keir Starmer pritet që të vizitojë ditën e enjte, pra nesër, Shqipërinë, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik të Evropës që do të mbahet ditën e premte në Tiranë. Qeveria britanike thekson se ditën e enjte në Tiranë, Starmer do të njoftojnë masa për të ndërprerë emigrimin dhe për të goditur krimin e organizuar të emigracionit. Po ashtu në njoftim bëhet me dije se pasi do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian të premten, do të zhvillohen dhe tre tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë. “Kryeministri do të udhëtojë për në Tiranë, Shqipëri të enjten, përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian të premten.
Të enjten, mund ta prisni atë të njoftojë masa të mëtejshme për të ndërprerë emigrimin dhe për të goditur krimin e organizuar të emigracionit. Të premten, mund të prisni që të ndjekë programin EPC. Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës. Më pas do të zhvillohen tre tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike; dhe sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimin e të rinjve”, njofton qeveria britanike.
Paralajmërimi
Ndërkohë më herët gjatë muajit prill të këtij viti edhe mediat në Britaninë e Madhe zbuluan se qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Burime të gazetës britanike “The Telegraph” e kanë përshkruar lëvizjen si “revolucionare”, veçanërisht pas diskutimeve mes Sekretares së Brendshme britanike, Yvette Cooper, dhe drejtuesit të UNHCR-së për mundësinë e pagesës së vendeve në Ballkan për të pranuar azilkërkues të refuzuar nga Britania. Sipas një tjetër gazete britanike, “The Times”, qeveria në Londër po shqyrton ngritjen e disa qendrave jashtë vendit për të strehuar emigrantët e refuzuar, me Ballkanin si një opsion të mundshëm.
Vendet që janë kontaktuar deri tani përfshijnë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut. Një dokument i UNHCR thekson “nevojën për sisteme efikase të kthimit dhe rolin potencial të qendrave të kthimit”, duke sinjalizuar mbështetje për vende si Mbretëria e Bashkuar, për sa kohë që nuk shkelet parimi i mbrojtjes së refugjatëve dhe të drejtat e njeriut. UNHCR ka theksuar se monitorimi i standardeve të të drejtave të njeriut në këto qendra do të ishte kusht i domosdoshëm. Modeli që po shqyrtohet është ai italian, ku Italia ka ngritur dy qendra të tilla në portin e Shëngjinit, në Shqipëri, për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve të kapur në Mesdhe. Tani, Britania mund të ndjekë një model të ngjashëm. Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Burime të gazetës britanike “The Telegraph” e kanë përshkruar lëvizjen si “revolucionare”, veçanërisht pas diskutimeve mes Sekretares së Brendshme britanike, Yvette Cooper, dhe drejtuesit të UNHCR-së për mundësinë e pagesës së vendeve në Ballkan për të pranuar azilkërkues të refuzuar nga Britania. Sipas një tjetër gazete britanike, “The Times”, qeveria në Londër po shqyrton ngritjen e disa qendrave jashtë vendit për të strehuar emigrantët e refuzuar, me Ballkanin si një opsion të mundshëm. Vendet që janë kontaktuar deri tani përfshijnë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut. Një dokument i UNHCR thekson “nevojën për sisteme efikase të kthimit dhe rolin potencial të qendrave të kthimit”, duke sinjalizuar mbështetje për vende si Mbretëria e Bashkuar, për sa kohë që nuk shkelet parimi i mbrojtjes së refugjatëve dhe të drejtat e njeriut. UNHCR ka theksuar se monitorimi i standardeve të të drejtave të njeriut në këto qendra do të ishte kusht i domosdoshëm. Modeli që po shqyrtohet është ai italian, ku Italia ka ngritur dy qendra të tilla në portin e Shëngjinit, në Shqipëri, për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve të kapur në Mesdhe. Tani, Britania mund të ndjekë një model të ngjashëm.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania23 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
UK22 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
