Kryetari i PD, Sali Berisha pas paraqitjes së tij në GJKKO, në kuadër të procesit politik të iniciuar ndaj tij, nuk ka ngurruar t’i lërë një shënim drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pas masakrës elektorale të 11 majit.
Në një dalje për mediat nga SPAK, Berisha i kutjoi Dumanit, përmes shënimit të lënë ndaj këtij të fundit, se qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral, sipas tij përbën një vepër të rëndë dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
‘Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit, u shpreh Berisha.
DEKLARATA E PLOTË E SALI BERISHËS
Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.
Tani, kreu i Gjykatës speciale, pseudogjykatësja me pesë mbiemra, është një mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit.
Ndërsa deklaron në formularët e saj, që i ka dorëzuar motrës së Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend, siç kërkon formulari.
A jeni dënuar me burgim me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga ndonjë autoritet? Jo, thotë. A është marrë ndonjëherë masë dëbimi nga shteti i huaj? Jo, thotë Irena me 5 mbiemra.
Por këtu shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente, me datën 31.03.2013, ka firmosur tek noteri Fejzo Behaj, prokurën për vete, duke u paraqitur edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës. Në fakt, certifikatën e martesës e ka tre vite mbrapa.
Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomu, avokat me siguri, të paraqesë çdo lloj prove të nevojshme dhe të nënshkruajë, të marrë në dorëzim çdo akt që është i nevojshëm për heqjen e masës së dhënë.
Ne, thotë, të përfaqësuarit Stefan Gjoka, Irena Maneku, bashkëshortja e Stefan Gjokës, mashtrim me certifikatë, autorizojmë zotin Andon Ikonomu me banim në Patra, Aleksandër Ispilandi, të na përfaqësojë me pranë Ministrisë së Rendit publik në Athinë dhe çdo institucion tjetër të nevojshëm në lidhje me heqjen e masës së ndalimit të dhënë ndaj nesh në mënyrë të paligjshme.
Ky dokument vërteton se ajo është dëbuar nga shteti grek. Vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek. Vërteton se ajo ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin.
Ajo publikisht e ka mohuar që kurrë nuk kam pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa. Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner dhe më të dënueshëm se ky.
Se këtu ka një formular, të cilën sigurisht ia mbyll Lubia. Ndërkohë unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se ajo është dënuar me tre muaj burg.
Pra, siç e shihni, gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë. Dhe që e vërteta , nuk është e vetmja.
PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 padi, të cilat natyrisht do kenë fatin e të gjitha padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral, qëndron ai që amnistoi dosjet 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.
Ne kemi dorëzuar edhe gjatë fushatës me dhjetëra padi.
…Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Erion Veliajt, se ti e njeh këtë strukturë këtu. Nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Altin Dumanit për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Se unë i kisha kërkuar njëherë… paçka se djalin e ka pasur kandidat për deputet të PS.
Me një fjalë, për të mbrojtur Dumanin, ia veshën të gjitha ato që kishte bërë Dumani, Olsi Dados. Çfarë mendon ti, se nuk nxjerrin mësim prokurorët nga ai akt që ndodhi? Nxjerrin, pra detyrohen të heshtin. Edhe po të kenë vullnet, me provën që u bë, ata do heshtin.