‘Jam homos*ksual’, mashtrimi i shqiptarit për të marrë letrat angleze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndodh edhe kështu…Një shqiptar tentoi të merrte lejen e qëndrimit në Britaninë e Madhe me pretendimin se ishte homoseksual, por ja që plani nuk i shkoi siç e kishte menduar.

Siç shkruan Daily Mail, mashtrimi i tij u zbulua nga autoritetet britanike, pasi rezulton se ai është i martuar me një grua.

Kërkesën për azil, E.Demaj e kishte bërë në 2023-in duke thënë se bullizohej në Shqipëri. Kjo një alibi e mirë, duke marrë parasysh se Konventa Europiane e Të Drejtave të Njeriut thotë se njerëzit që persekutohen për shkak të orientimit të tyre seksual, mund të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Por Gjykata e Lartë e Tribunalit të Azilit dhe Imigracionit me verifikimet e bëra, tha se çdo deklaratë e tij përbën një rreng, teksa ai “gëzon një martesë të lumtur heteroseksuale”.

Megjithatë, shqiptari s’e ka pranuar këtë gjë. Para togave të zeza ka thënë se “thjesht tanimë i ka ndryshuar orientimi seksual”. Po ashtu ka apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë.

Share This Article