Më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, Shqipëria do të përballet me Serbinë, në ndeshjen e tretë të grupit K kualifikues për Botërorin e vitit 2026, që luhet në SHBA dhe Meksikë.
Pas humbjes ndaj Anglisë dhe fitores me Andorrën, djemtë kuqezinj do të luajnë për fitore përballë Serbisë, një sfidë tepër e ngarkuar emocionalisht për shkak të historisë dhe asaj ndeshje dramatike në Beograd, e vlefshme për Euro 2016.
Kur na ndajnë edhe 18 ditë nga kjo përballe, trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviç ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion.

Ajo çka bie në sy është se Stojkoviç ka grumbulluar 29 lojtarë, por mungojnë në këtë listë dy emra të njohur, portieri i Torinos, Vanja Milinković-Saviç dhe vëllai i tij, mesfushori i Al Hilal, Sergej Milinković-Saviç.
LISTA:
Portierë: Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç, Dragan Rosiç.
Mbrojtja: Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Strahinja Erakoviç, Srđan Babić, Nemanja Stojić, Jan Karlo Simić, Aleksa Terzić, Kosta Nedeljkoviç.
Mesfusha: Sasha Lukiç, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimoviç, Andrija Zhivkoviç, Ivan Iliç, Lazar Samarxhiç, Aleksandar Katai, Uroš Raçiç, Stefan Mitroviç, Mirko Topiç, Andrija Maksimoviç, Petar Staniç, Milutin Vidosavljeviç.
Sulmi: Aleksandar Mitroviç, Dushan Vlahoviç, Luka Joviç, Nikolla Shtuliç.