Pamjet/ Brigitte godet me shuplakë Presidentin e Francës, Macron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale tregon momentin kur Presidenti francez Emmanuel Macron goditet me shuplakë nga bashkëshortja e tij, Brigitte, teksa mbërrin në Hanoi.

Në pamje shihet një person me xhaketë të kuqe që, sapo hapet dera e avionit, duket sikur e shtyn Macron-in në fytyrë me dorë.

Pasi vëren kamerat, Macron buzëqesh dhe përshëndet turmën.

Më pas, zbulohet se personi me xhaketë të kuqe është Brigitte Macron, bashkëshortja e Presidentit, ndërsa çifti zbret nga shkallët e avionit.

Sipas Franceinfo, Elysee e ka mohuar saktësinë e videove, duke i quajtur të pavërteta.

Ndërkohë, burime të afërta me Presidentin i kanë interpretuar pamjet si një moment humori mes çiftit dhe jo si një konflikt. “Ishte një çast relaksi përpara nisjes. Nuk është asgjë për teoricienët e konspiracioneve”, ka thënë një burim.

Share This Article