Shqiptari Beqir Çuni, 67 vjeç, ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 21 Maj në Manor Park, E12 6UF/Newham në Londër.
Djali i tij, Ardit Çuni ka treguar për humbjen e kontakteve me të atin përmes rrjeteve sociale ndërsa apelon për ndihmë.
Ardit Çuni shprehet se babai i tij ka dalë nga shtëpia më 21 Maj rreth orës 10:00 dhe nuk është kthyer prej asaj dite.
I biri kërkon ndihmën e kujtdo që shikon të atin e tij që të kontaktojnë në numrin (07830582703) ose të njoftojë stacionin më të afërt të policisë.
Nuk dihet çfarë mund të ketë ndodhur me 67-vjeçarin Beqir Çuni ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
