ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 1 hour ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 1 hour ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 1 hour ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 1 hour ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

​Eksperti i drejtësisë tranzicionale: Specialja u krijua për interesat e Serbisë

albnews by albnews
2 June, 2025
in Kosova
0
​Eksperti i drejtësisë tranzicionale: Specialja u krijua për interesat e Serbisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Speciale është një institucion politik që nuk do të sjellë drejtësi dhe e vetmja gjë që do të bëjë është të forcojë nacionalistët serbë që duan ta ndryshojnë narrativen për vitet 1990-1999, thotë në një intervistë për KosovaPress, eksperti i drejtësisë tranzicionale, Aidan Hehir.

Hehir – studiues i drejtësisë tranzicionale, intervenimit humanitar dhe shtet-ndërtimit në Kosovë nga Universiteti Westminster në Angli, thekson se procesi i atij që njihet si “gjyqi i madh” në Hagë, është tejzgjatur.

RelatedPosts

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin dhe të tjerët me akuza për krime të pretenduara të luftës. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Po, me një fjalë [procesi në Hagë është tejzgjatur]. Kjo ishte një gjykatë që u krijua në vitet 2014–2015. Është ende duke funksionuar sot. Është një gjykatë që nuk duhej të ishte themeluar kurrë. Asaj i mungon gjëja më e rëndësishme: legjitimiteti vendor. Është një gjykatë që iu imponua Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Në kohën kur u krijua, Hashim Thaçi vetë tha, ‘Po i inkurajoj njerëzit të votojnë për themelimin e kësaj gjykate, jo sepse unë dua ta krijoj, por sepse më kanë thënë që duhet ta krijoj’. Kjo është shtrëngesë. Kjo është bashkësia ndërkombëtare duke e detyruar një shtet sovran, qeverinë e një shteti sovran, parlamentin e një shteti sovran, të krijojë një gjykatë. Dhe pse? Pse u krijua kjo gjykatë? Nuk duhet të jesh ndonjë gjeni apo teoricien konspirativ për ta kuptuar pse. Ajo u krijua për të pajtuar Serbinë. Për t’i thënë Serbisë: shih, po ju japim këtë”, thotë Hehir.

Ai shton se Serbia e donte qartë krijimin e kësaj gjykate sepse  dëshiron ta ndryshojë narrativën për vitet 1990.

“Dëshiron të krijojë një mekanizëm të vazhdueshëm ku shqiptarë të Kosovës të gjykohen për krime kundër njerëzimit, një proces që do të zgjasë për vite e vite. Kjo i përshtatet narrativës së tyre për luftën, që thotë se kishte dy palë që u përfshinë në një luftë civile dhe që bënë gjëra të tmerrshme. Narrativa që thotë: ‘ata janë po aq të këqij sa ne’. Pra, e vetmja arsye për krijimin e gjykatës ishin interesat serbe”, tha Hehir.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por veprojnë me personel ndërkombëtar në Hagë të Holandës.

Bashkimi Evropian është financuesi kryesor i Gjykatës Speciale e cila u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë gjykatë kontribuojnë edhe shtete të treta: Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Kanadaja, Norvegjia dhe Turqia. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara japin kontributin e tyre duke financuar punonjës të emëruar nga ta.

Specialja është kritikuar në vazhdimësi për redaktime të shumta dhe mbyllje për publikun.

Edhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka shprehur shqetësime rreth punës së Gjykatës Speciale. Qelaj ka ngritur dyshimet e tij nëse në Speciale po respektohen parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm.

Profesori Hehir thotë se pikërisht për shkak të mungesës së transparencës, në Kosovë ka mendime krejtësisht negative për këtë institucion.

“Është një institucion thellësisht politik, i krijuar për arsye politike, dhe ekzistenca e saj, ashtu si edhe ekzistenca e UNMIK-ut dhe e EULEX-it në Kosovë, dëshmon se komuniteti ndërkombëtar nuk po punon domosdoshmërisht në interesin e Kosovës në çdo rast… Kjo gjykatë është thjesht, siç thashë, një trup politik që nuk do të sjellë drejtësi. E vetmja gjë që do të bëjë është të forcojë nacionalistët serbë që duan ta ndryshojnë narrativën për vitet ’90”, thotë Hehir.

Një muaj më parë Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar çështjen e saj në rastin Thaçi dhe të tjerët. Kundër ish-eprorëve të UÇK-së kanë dëshmuar 125 dëshmitarë në sallën e gjyqit dhe janë deponuar mijëra faqe me dokumente si prova materiale.

Avokatët mbrojtës tashmë kanë njoftuar për mocionet e tyre për rrëzimin e akuzave. Ajo çka tashmë dihet është se nëse mocionet e avokatëve mbrojtës rrëzohen, ata do të thërrasin disa dëshmitarë.

Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së e ka konsideruar rastin e prokurorisë të dobët si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv në fund të këtij procesi gjyqësor.

Gjykata Speciale deri më tash ka shqiptuar dy aktgjykime fajësie për krime të pretenduara të luftës si dhe të tjera kundër administrimit të drejtësisë.

“Kjo gjykatë është nominalisht një gjykatë e Kosovës, por ndodhet në Hagë, kështu që në themel është një gjykatë e çuditshme, por është ndryshe në përbërjen ligjore nga TPNJ-ja”, thotë Aidan Hehir./KP/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result