ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 2 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 2 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  2 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  2 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Durrës/ Policia gjen çiftin e turistëve anglezë pas aksidentit me motor uji, i riu vdes në port

albnews by albnews
2 June, 2025
in Albania, UK
0
Durrës/ Policia gjen çiftin e turistëve anglezë pas aksidentit me motor uji, i riu vdes në port
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një turist britanik ka humbur jetën dhe partnerja e tij është gjetur në situatë kritike nga Policia Kufitare, gjatë një patrullimi në ujërat detare shqiptare ditën e sotme (1 qershor), pak pasi kishin marrë njoftimin për një aksident të mundshëm te zona e “Shkëmbit të Kavajës”, në Durrës.

Policia Kufitare bëri me dije se ka transportuar dy shtetas të huaj, nga të cilët njëri, O.S., 34 vjeç, ka humbur jetën dhe personi tjetër, V.B., 31 vjeçe, të dy banues në Angli, u mor nga ambulanca në gjendje shoku.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

Nga hetimi paraprak rezulton se drejtuesi i motorit të ujit ‘Jet Ski’ ka humbur kontrollin gjatë manovrave, por dinamika mbetet ende e paqartë dhe hetimet janë paraprake.

“Rreth orës 11:15, (1 qershor), shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë”, sqaroi policia dinamikën e ngjarjes.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet kanë shkuar me mjet lundrues në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim dërgimin më tej drejt spitalit për mjekim.

“Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”, sqaroi policia.

Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor që, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kryer dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Fillimisht personat nuk kishin mjete identifikuese, teksa nisi hetimi i gjerë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identiteteve.

Kur policia mbërriti, mjetit ishte i fikur. Dyshohet se çifti ka marrë dëmtime gjatë aksidentit apo dhe mbytjes pas rënies në ujë. Mbetet i panjohur itinerari i tyre dhe për sa kohë kishin në det të hapur apo në lundrim. Dëshmitë dhe ekspertimi do të zbulojë detaje të tjera rreth dinamikës dhe shkaqeve.

Skafi i kufirit ka bërë transportimin e tyre në port te kalata zero. Ndërkohë teksa mbërriti autoambulanca, fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë, kurse tjetri u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Për rastin është ngritur edhe grupi hetimor, teksa priten rezyultatet e ekspertimit mjeko-ligjor dhe dëshmitë nga e mbijetuara.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result