VIDEO/ Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, dhjetëra të vrarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli ka filluar sulmet ajrore ndaj Iranit në një operacion të quajtur “Zgjimi i Luanit”.

Në qendër të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit qëndron programi bërthamor i diskutueshëm i Teheranit.

Ndërkohë, iranianët i janë kundërpërgjigjur sulmeve të shtetit hebre duke lëshuar mbi 100 dronë drejt Tel Avivit. Tashmë raportohet se në mesin e të vrarëve në radhët e iranianëve janë disa komandantë, shkencëtarë bërthamorë si dhe civilë.

Gjatë natës, dhjetëra raketa iraniane goditën objektiva në Izrael.

Teherani thotë se është hakmarrje për sulmin në vendin bërthamor.

Të paktën 63 të plagosur dhe 1 i vrarë në Izrael.

Në Iran – 78 të vrarë dhe mbi 320 të plagosur.

Pamje dramatike nga Tel Avivi tregojnë momentin e saktë kur selia e ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv u godit nga raketat iraniane.

Shpërthimi u shoqërua me flakë dhe tym të dendur, ndërsa alarmet e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin.

Share This Article