Shpëtuan mrekullisht nga më e keqja, klubi i Bundesligës kërkon sulmuesin shqiptar të Bajernit

albnews
By
1 Min Read

Arijon Ibrahimoviç nuk do të rikthehet te Bajerni, pasi mbaroi huazimin te Lacio. “Bild” ka raportuar tjetër klub në skenë për 19-vjeçarin shqiptar, që shfaqej mjaft pranë Nuremberg. Bëhet fjala për Heidenheim.

Lacio kishte mundësinë për ta blerë për huazimit, por nuk e aktivizoi opsionin në kontratë. Vetëm një ndeshje në Kupë dhe kampionat ishin mjaft pak, për të bindur drejtuesit.

Heidenheim po punon për sezonin e ri, pasi shpëtoi nga rënia në Bundesligën 2. I gjithë fokusi është tek elita, për këtë Arijon Ibrahimoviç shikohet si opsion.

Kujtojmë se 19-vjeçari i lindur në Nurnberg ka luajtur deri tani vetëm për moshat e Gjermanisë. I talentuari tashmë është gati për hapin e radhës, që pritet të jetë sërish huazim me të drejtë blerje.

Share This Article