Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, do të flasë brenda pak minutash në një videomesazh, duke shënuar mesazhin e tij të parë që kur SHBA-të njoftuan një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit.
Mesazhi vjen disa orë përpara se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të japë një përditësim mbi ndikimin e sulmeve amerikane në objektet bërthamore të Iranit gjatë fundjavës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke shkruar në Truth Social, thotë se përditësimi “i madh” do të dorëzohet nga Pentagoni në orën 08:00 EST, kur Hegseth do të bashkohet me përfaqësues ushtarakë.
“Konferenca për shtyp do të jetë interesante dhe e pakundërshtueshme”, shton Trump.
Duke folur nga një samit i NATO-s dje, Hegseth theksoi se sulmet amerikane kishin zvogëluar ndjeshëm aftësitë bërthamore të Teheranit.
Por raportet e mëparshme që citonin burime të inteligjencës amerikane tregonin se sulmet vetëm sa e kishin vonuar programin bërthamor të Iranit me muaj dhe komponentët kryesorë nuk ishin shkatërruar.
Ndërkohë para se të shfaqet video-mesazhi i tij i parë, Ajatollahu sapo ka postuar në rrjetin social ‘X’ për të uruar popullin iranian për “fitoren” ndaj Izraelit.
“Ju përgëzoj për fitoren mbi regjimin e gabuar sionist”, shkruan ai.